LAJMI I FUNDIT:

Rama në Paris me ftesë të Hollande

Rama në Paris me ftesë të Hollande

Kryeministri Edi Rama niset për në Paris, me ftesë të Presidentit francez, Francois Hollande për të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të shkrimtarit Ismail Kadare, me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, ceremoni e cila do të zhvillohet sot në Elysee.

Në Elysee, fillimisht, Kryeministri Edi Rama do të pritet në një takim të veçantë, nga Presidenti Francois Hollande.

Mësohet se më pas, Kryeministri do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të titullit, shkrimtarit Ismail Kadare. /Telegrafi/