LAJMI I FUNDIT:

Hidrocentralet në Deçan po konsiderohen krim ndaj mjedisit (Video)

Hidrocentralet në Deçan po konsiderohen krim ndaj mjedisit (Video)

Krim ndaj mjedisit e quan shoqëria civile dhe banorët ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit të Deçanit.

Adem Lushaj nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur ka thënë se me ndërtimin e këtyre tri hidrocentraleve është shkelur ligji për Zonat e veçanta të mbrojtura, ai për natyrën si dhe ai për Parkun Nacional. Kjo shoqatë i ka shkruar letër edhe kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, për gjendjen në Grykën e Deçanit, raporton KTV.

Edhe banorët ankohen se ndërtimi i tij do t’i lërë pa ujë ata.


E në Komunë e Deçanit thonë se pikërisht kualiteti i ujit i ka bërë ata që t’ia ndërpresin punën disa herë.

Edhe ekspertët e mjedisit thonë se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve do ta dëmtojë mjedisin në atë pjesë.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor thonë se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve është bërë para se kjo zonë të shpallet park nacional, përcjell Koha.net. Pavarësisht se është në kundërshtim me ligjin, ministri Agani thotë se ata nuk do ta ndalojnë punën e tyre.

https://vimeo.com/168542934