LAJMI I FUNDIT:

Përmbysin Kuqezinjtë, Lenjani protagonist (Video)

Përmbysin Kuqezinjtë, Lenjani protagonist (Video)

Shqipëria tashmë e ka përmbysur epërsinë fillestare të Katarit dhe është në avantazh prej 2-1.

Pas një paraqitjeje shumë të mirë në këtë ndeshje, Ermir Lenjani u shndërrua në protagonist (40’).


Anësori shqiptar reagoi për mrekulli në zonë duke e kontrolluar mirë topin, u rrotullua dhe shënoi.

Kujtojmë që të parët në epërsi kaluan lojtarët e Katarit. Mirëpo, angazhimi i madh i futbollistëve kuqezinj u shpagua, fillimisht me barazimin e rezultatit përmes Arlind Ajetit dhe tash duke shënuar golin e avantazhit.

Dhe pas fillimit jo të mirë, Shqipëria e mbylli pjesën e parë me epërsi. /Telegrafi/

LIVE: Shqipëri – Katar

1-2: Shqipëria në epërsi, shënon Ermir Lenjani.

Posted by Telegrafi Sport on Sonntag, 29. Mai 2016