LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Tetovës përballet me bllokimin e deponisë Rusino

Komuna e Tetovës përballet me bllokimin e deponisë Rusino

Është rritur sasia e bërllogut në stacionin e ngarkim-shkarkimit në hyrje të Tetovës, si rezultat i bllokimit të rrugës nga banorët e fshatrave të Gostivarit, të cilët protestojnë kundër hedhjes së mbeturinave në Rusino, njofton Telma transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarët komunal thonë se për shkak të bllokadës, ndërmarrja është duke i hedhur mbeturinat në deponinë Drislla, duke shtuar se është duke u punuar në drejtim të zgjidhjes afatgjate të kësaj çështje.


Banorët e Tetovës ankohen se ndjehet aromë e keqe që vjen nga pjesa ku bëhet ngarkim-shkarkimi i mbeturinave komunale dhe kërkojnë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë./Telegrafi/