Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi, në vazhdën e shembujve, kritikave dhe fakteve në mbështetje të zhvillimit ekonomik, ka parashtruar shqetësimin e tij, ndaj sistemit të drejtësisë kosovare, respektivisht dikastereve qeveritare të vendit, duke paraqitur rastet në këtë sferë të cilat drejtpërdrejt po ndikojnë në rënien ekonomike, vështirësitë e të bërit biznes dhe stagnimit të investitorëve të jashtëm.
Sipas Kelmendit, sistemi i drejtësisë është përcjellur nga probleme të mëdha në periudhat e deritashme dhe si i tillë duhet të rishikojë organizimin, funksionimin dhe shtrirjen efikase.
Ministria e Drejtësisë udhëhiqet deri më tani nga ish-bashkëpartiaku i Ramiz Kelmendit, Hajredin Kuçi i cili pritet këto ditë të ngritet në pozitë qeveritare në qeverinë Mustafa.
Ky është mendimi i Ramiz Kelmendit:
Sistemi juridik i Kosovës dhe zgjedhja e çështjeve është shumë me rëndësi për të gjithë akterët ekonomikë, si ata të vendit por në veçanti ata ekonomikë nga diaspora dhe të tjerë të jashtëm.
Ne kemi një aparat të caktuar gjyqtarësh që nuk po arrijnë t’i zgjedhin lëndët, me mungesë ta madhe në cilësi dhe shpejtësi. Shkak kryesor këtu shihet të jetë mbingarkesa me lëndë juridike, e cila po krijon edhe prolongime në disa raste me arsye.
Sistemi ynë duhet ta ketë të qartë, pse janë shtuar lëndët e kontesteve tani dhe si do të jenë edhe më tutje ?!
Kjo me siguri është rezultat se qytetarët dhe akterët ekonomik kanë bartur zgjedhjen e këtyre kontesteve nëpër Gjykata e jo si të tilla t’i rregullojnë në rrugë apo me kanunin e Lekë dukagjinit.
Pra sistemi juridik i vendit duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me vetëdijesim të njeriut dhe të shoqërisë gjë që është lajm pozitiv, por në të njëjtën kohë, bazuar me këtë konkluzion faktik duhet të shtojë numrin profesionistëve nëpër Gjykata e prokurori.
Arsye themelore pse duhet të ndodhë kjo rritje numri, është trendi që tregon se pritet edhe me shume të shtohet rritja e akterëve ekonomik dhe shumë çështje të tjera juridike.
Në çdo shtet të avansuar të botës me të drejta juridike, zgjedhja e disa kontesteve bëhet në afatin më të shkurtër, sepse konsiderohet se këto zgjedhje të kontesteve, si të tilla i bëjnë të ndjehen më të sigurt akterët ekonomikë por edhe të punësuarit dhe qytetarët.
Çdo prolongim i këtyre çështjeve krijon përshtypjen se vet prolongimi është me bazë të korrupsionit miqësor dhe financiarë, e që në të dy rastet shënon rënien e besimit në sistemin juridik.
Ne e kemi të njohur se edhe sot kemi të bartur në Hagë një pjesë paralele dhe të pavarur qe do merret me shume çështje të ndjeshme, dhe kjo na vie si pasojë se ne nuk kemi pasur njerëz të aftë të ballafaqohen me krimet e pretenduara.
Në anën tjetër kemi edhe raste të uzurpimeve të cilat po ashtu japin përshtypjen se nuk kemi pasur aftësi, mundësi e vullnet që ti zgjedhim në mënyrë efikase. Kemi raste të prolongimit të shqyrtimit të kredimarrësve deri në pakufi kohore të cilat kanë ndikuar që kamatat nga këto institucione të jenë të rritura më shumë se 3 % apo akterët ekonomik dhe qytetaret kanë paguar këste vjetore prej 60 milion euro dhe edhe kjo gjë ka bërë që tregu financiarë të jetë më i larti në rajon.
Gjithnjë kërkesë e institucioneve financiare është që sistemi juridik i zgjedhjes se konteste të jetë edhe i shpejtë dhe i besueshëm, në mënyrë që vlera e kolateralit për hipotekim të zvogëlohet nga dy herë në së paku një herë, sa është vlera e kredisë, për shkak se pastaj edhe kamatat që janë mbi 8 % do silleshin nën 5 %.
Nga ky shembull pra po ashtu na rezulton se në shumicën e rasteve sistemi juridik dhe të punësuarit në të e favorizojnë kredimarrësin duke e pasur të njohur se institucionet financiare janë institucione fajdeje, dhe kjo çështje është shumë ndikuese në financimet kualitative të institucioneve financiare.
Organet juridike duhet të trajtojnë siç thotë dhe referon ligji, sepse obliguesi kreditor duhet të kthejë mjetet e marra, meqë ato mjete janë depozita të qytetarëve të Kosovës.
Çka paraqet moszgjidhja e shpejtë dhe ligjore e kontesteve ndërmjet akterëve ekonomik dhe akterëve të kontrollit të administratës tatimore dhe doganave dhe ajo e organeve tjera të kontrollit shtetëror?
Secili investitor për çdo padrejtësi duhet të orientohet në të drejtën nëpërmjet Gjykatave.
Nëse këto i favorizojnë apo i trajtojnë këto institucione shtetërore të pa cenuara, atëherë investitorët e huaj fare nuk do të tentojnë të vijnë në Kosovë, apo nëse janë prezent tek ne, u duhet të kërkojnë që këto konteste të zgjidhen me arbitrazh ndërkombëtar, gjë që për vendin tonë paraqet një sistem juridik të pakompletuar dhe jo të besueshëm.
Edhe në këtë sferë kemi shumë raste të uzurpimit, mbipronësimit ndaj disa investitorëve të cilët kanë pritur mbi 10 vite për të ardhur në rend për tu trajtuar.
Shembulli tjetër; Çka paraqet kontesti në mes të punëdhënësit dhe të punësuarit ?
Edhe në këtë shembull kemi një favorizim për të punësuarit i cili, mund të rezultojë si rast edhe me një njeri pa-punëtorë, që vlen të trajtohet juridikisht korrekt, pa paragjykime në mes të atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë mjaftueshëm. Ky është një botëkuptim komunist dhe po vërehet në shumicën e rasteve ku investitorët e huaj po e komentojnë.
Si fakt ta shtjellojmë edhe një shembull. Çka paraqet kontesti në mes të akterëve ekonomik dhe institucioneve tjera siç është dogana e Kosovës.
Këto konteste janë shumë të prera sepse shkalla e parë e zgjedhjes së tyre është vet dogana, apo zyrtarët juridik që janë të ndikuar nga kolegët e vet dhe shumica e çështjeve vërtetohen, ndërsa vazhdimi i kontestit në gjykata duhet të pres më shumë se 5 vite.
Atëherë, në këto shembuj, çka bëhet nëse kjo ka ndonjë prapavijë korruptive?
Thjesht, kjo të largon nga tregu dhe konkurrenca e rregullt dhe të dërgon në falimentim, sidomos për repromateriale të prodhimtarisë.
Edhe në këto raste Gjykata favorizon nga kuptimi se është organ i shtetit dhe këto organe janë ‘perpotum mobile’ apo të pa gabuara.
Shtrojmë pyetjen; Çka na duhen ato mjete kur kalojnë 5 vite vonesë, kontest.
Pra nga kjo rezulton se këto organe juridike janë të mbi ngarkuara me lëndë dhe këto e shtojnë edhe mungesën e besimit qytetarë dhe të investitorëve.
Shembujt e lartëcekur na dërgojnë tek konkludimi se urgjentisht duhet që në disa ministri të zvogëlohet aparati i tejngarkuar dhe të transferohen në Gjykatat të cilat kanë nevojë të shtuar për zgjedhjet e kontesteve e bashkë me këtë veprim edhe të bëhet kthimi ne zgjedhje edhe i atyre palëve të pakënaqura që nuk shtrojnë ankesa duke e ditur se zgjedha do vije në pafundësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A