Për tre muajt e parë të këtij viti tre bankat më të mëdha në vend së bashku kanë realizuar përfitim prej 19.25 milionë euro, ndërsa vazhdojnë të rriten të ardhurat nga kamatat. Përveç se nga kamatat e kredive të qytetarëve, bankat përfitime kanë realizuar edhe nga kamatat e shitjes së boneve të thesarit, shkruan Koha.mk
Edhe përkundër krizës së rëndë politike dhe ekonomike, rritjes së kredive, prapë se prapë bankat vazhdojnë me trendin e rritjes së përfitimeve. Sipas raporteve të bankave, për tre muajt e parë të këtij viti tre bankat më të mëdha në tregun e Maqedonisë , “Stopanska banka”, “Tutunska banka” dhe “Komercijalna banka”, së bashku kanë realizuar përfitim prej 19.25 milionë euro, ndërsa të ardhurat e tyre vazhdojnë të rriten edhe nga neto kamatat.
“Stopanska Banka-Skopje”, në kuartalin e parë të këtij viti ka realizuar fitim më të madh në konkurrencën e tre bankave më të mëdha në Maqedoni. Bilanci i “Stopanska Banka-Skopje” tregon se të ardhurat neto nga kamatat për tre muajt e parë janë 878.17 milionë denarë, apo 14 milionë euro, kurse fitimi është thuajse 55 milionë denarë, apo rreth 1 milionë euro më shumë se të ardhurat që ka arritur vitin e kaluar. Dy bankat tjera, “Tutunska banka” dhe “Komercijalna banka”, kanë realizuar fitim prej 5 milionë eurove. Sa i përket rezervave, më shumë ka “Komercijalna Banka” dhe ato kapin vlerën prej 394 milionë denarë, përderisa dy bankat e tjera kanë rezerva të cilat janë më të vogla për 125 milionë denarë. Ish zëvendësministri i Financave Kire Naumov, thotë se rol më të madh në fitimin e bankave kanë qytetarët si dhe Qeveria, e cila përmes shitjes së boneve të thesarit në bankat vendore, direkt ndikon në rritjen e përfitimit të tyre. “Bankat vendore, letrat me vlerë që i emeton Qeveria i blejnë me paratë e qytetarëve dhe kjo në mënyrë direkte kontribuon në rritjen e profiteve të bankave. Bankat si dhe institucionet tjera financiare nuk punojnë me paratë e tyre. Ata thjeshtë janë ndërmjetësues në tregun financiar vendor. Me paratë që qytetarët ua kanë besuar bankave, ata kreditojnë Qeverinë dhe kështu, përveç kamatave që marrin nga qytetarët ata përfitojnë edhe nga kamatat e bonove të thesarit”, thotë Naumov. Huazimet e shpeshta që po i realizon Qeveria, pas asnjë arsyetim se për çfarë do të shfrytëzohen, e të cilat për tre muajt e parë të këtij viti kanë arritur shifrën prej 163 milionë euro, pa dyshim se luajnë rol të rëndësishëm sa i përket fitimit të bankave që i blejnë bonot e thesarit, thotë ai. “Derisa Qeveria do merr kredi nga bankat me kamatë vjetore prej 4.3 për qind, asnjë bankë në vend nuk do të krediton qytetarët që njëherit do të thotë se nëse në kuartalin e parë bankat ka ndarë më pak kredi për qytetarët me kamata më të ulëta se sa Qeveria i emeton letrat me vlerë, atëherë s’ka dyshim se fitimin më të madh bankat e kanë edhe nga blerja e bonove të thesarit që i shet Qeveria me kamata më të larta”, thotë Naumov. Edhe Petar Goshev, ish guvernatorë i Bankës Popullore të Maqedonisë, thotë se përveç qytetarëve të Maqedonisë të cilët gjatë muajit të fundit denarët i kthyen në deviza duke u mundësuar kështu profite më të mëdha bankave, edhe Qeveria nga fillimi i këtij viti me shitjen e bonove të thesarit në mënyrë direkte ka ndikuar që bankat të kenë fitime më të larta në këto tre muajt e parë të këtij viti. “Nuk do mend se fitimin më të madh bankat e kanë nga kamatat e kredive që u ndajnë qytetarëve si dhe nga kursimet e qytetarëve që ua kanë besuar bankave. Fitimin më të madh bankat e kanë realizuar gjatë muajit mars dhe prill, kur qytetarët më të madhe filluan kursimet në denarë t’i shndërrojnë në euro. Po ashtu, në rritjen e fitimit të bankave pjesë më të madhe ka edhe Qeveria, e cila nga fillimi i këtij ka realizuar disa ankande të shitjes së letrave me vlerë. Të dhënat e fundit tregojnë se me realizimin e ankandit të fundit Qeveria tani u ka borxh bankave rreth 900 milionë euro, që do të thotë se vetëm prej kamatave me të cilat i ka shitur Qeveria bonot e thesarit, bankat kanë përftime të larta”, thotë Petar Goshev, ish guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qyteti i Shkupit dorëzon kallëzim penal ndaj Kurto Dudush
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
I kërkuar për grup të strukturuar kriminal, arrestohet në Angli Edison Muceku
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles