LAJMI I FUNDIT:

MASH modernizon shkollat në Maqedoni

MASH modernizon shkollat në Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka blerë 20 tabela interaktive, të cilët gjatë qershorit do të shpërndahen në njëzet shkolla të Maqedonisë. Nga fillimi i projektit janë furnizuar njëqind të ashtuquajtura smart-tabela të dedikuara për shkollat fillore dhe të mesme me qëllim të modernizimit të kushteve për mësim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ministria e Arsimit dhe Shkencës me vendim të Qeverisë është obliguar që çdo vit të furnizojë tabela interaktive në vlerë prej tre milionë denarëve dhe shkollave. Në dy vitet e kaluara kemi realizuar furnizime të njëqind tabelave interaktive për qasje të re dhe moderne në kryerjen e mësimit’, tha në konferencën për shtyp zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Shpërndarja e tabelave interaktive çdo vit bëhet në bazë të më shumë kritereve, mes të cilëve janë numri i nxënësve dhe mungesa e kësaj lloj teknologjie në shkolla. Ristovski shtoi se MASH do të vazhdojë me furnizimet e reja të tabelave interaktive, të cilat në të ardhmen duhet t’i zëvendësojnë tabelat klasike, shkumësat dhe sfungjerat. /Telegrafi/