Megjithëse studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” paralajmëruan protestë të madhe para rektoratit të universitetit për të kërkuar largimin e sekretares Linda Dula Halilabazi nga ky universitet, si dhe ndikimin politik brenda universitetit, një gjë e tillë nuk ndodhi. Protestës iu përgjigjën vetëm 20 studentë, nga 2 mijë sa ka universiteti.
Studenti dhe organizuesi i kësaj proteste, Ardit Halilaj për mungesën e pjesëmarrjes në këtë protestë u arsyetua duke thënë se helmimi i djeshëm i mbi 40 studentëve është bërë me qëllim për të penguar këtë protestë.
Ai duke mos drejtuar konkretisht akuzat e tij, tha se pushteti është i gatshëm të bëj çmos për të penguar studentët që të kërkojnë të drejtat e tyre.
Por, paralajmëroi protesta me fillimin e vitit të ri shkollor në muajin tetor.
“Pjesëmarrja e studentëve është jo edhe siç e kemi prit, ngase siç edhe jeni njoftuar nëpër media të ndryshme se mbrëmë janë helmuar mbi 40 studentë. Studentët deklarojnë se kjo ka qenë e qëllimshme për protestën e sotshme, andaj mund ta shikoni se çfarë mund të bëj pushteti vetëm për të na ndalur. Por, ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë në mënyrë paqësore të protestojmë. Hapat e mëtutjeshëm që do të marrim ne si Këshill Organizativ, si Parlament i studentëve janë, meqë përfunduan ligjëratat, që nga tetori protestat të jenë më masive”, tha Halilaj.
Pas pak minutash proteste, grupit të studentëve iu bashkua rektori i universitetit, Shaban Buza.
Ai bisedoi me studentët për afro gjysmë ore, por tha se, edhe pse i ka të njohura kërkesat e studentëve, ai nuk mund t’u ndihmojë atyre, pasi nuk është në domenin e tij të përgjegjësisë.
“Kërkesat publike që i kanë bërë – unë i kam marrë ato përpara. Por unë edhe një herë u bëra me dije se me çështjen procedurale nuk përkasin drejtpërdrejt me rektorin, që janë çështje të institucioneve më të larta. E keni pa ju, ka të bëjë me çështje politike, ato janë të njerëzve të tjerë. Unë thashë, në qoftë se organet zyrtare konstatojnë që për çështje të caktuara janë të inkriminuar, unë atëherë reagoj, përndryshe veç brenda kompetencave”, tha rektori Buza.
Mirëpo studentët këmbëngulin që kërkesat e tyre janë kompetencë e rektorit.
E, derisa po ndodhte protesta, Universitetin e Gjakovës e ka vizituar një delegacion i lartë ndërkombëtar që kishte ardhur për të parë kushtet dhe për të bërë vlerësimin për riakreditim të këtij institucioni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira
Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP