LAJMI I FUNDIT:

Nga investimet e KEDS-it në “Ringovi 2”, përfitojnë 419 ekonomi familjare dhe komerciale

Nga investimet e KEDS-it në “Ringovi 2”, përfitojnë 419 ekonomi familjare dhe komerciale

Një pjesë e madhe e qytetit të Pejës, respektivisht Bashkësia Lokale “Ringovi 2”, tash e sa kohë gëzojnë tension stabil dhe kualitativ të furnizimit me energji elektrike.

Kjo falë investimeve afatmesme që janë bërë këtu nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, viteve te fundit.
Lëvizje të njehësorëve jashtë, trafo të reja, riparim trafosh funksionale, shtrirje në rrjet, janë disa nga investimet nga të cilat në këtë zonë me rëndësi të Pejës kanë përfituar ndjeshëm 419 konsumatorë, ekonomi familjare dhe komerciale.

Myzejen Krasniqi nga kjo Bashkësi, thotë se investimet kanë ndodhur në disa faza, porse rezultati dukshëm ka ndikuar pozitivisht në kualitet të energjisë.


“Ka pasur probleme të mëdha me reduktime. Dihet siç ka qenë përpara, por zona jonë ka vuajtur edhe nga mungesa e tensionit stabil. Asnjë nga stabilishmentet e kuzhinës nuk kanë bërë hajr. Tani probleme të kësaj natyre nuk kemi. KEDS është parë se ka punuar këtu disa herë”, tha Krasniqi.

Bashkësia territoriale “Ringovi 2”, është lagje e përzier përderisa edhe shtrirja e terrenit është specifike, meqë përfshinë edhe terren kodrinor e malor.
Edhe në KEDS, thonë se investimet në këtë pjesë të Pejës, kanë qenë serioze dhe sipas standardit europian.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori