U bë President i Republikës së Kosovës përmes një ceremonie solemne dhe të kushtueshme, e cila u organizua për herë të parë tek ne.
Presidenti i ri, Hashim Thaçi, e mori mandatin nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, por me ceremoninë e inaugurimit prodhoi mjaft debat brenda vendit.
Ndonëse ishte një ceremoni e pa parë në Kosovë, disa analistë që e kishin quajtur atë edhe antikushtetuese. Kurse, për organizimin e saj, deputetë të opozitës patën thënë se u shpenzuan 1 milion euro, gjë që ishte mohuar nga ekipi i presidentit Thaçi.
Pas kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, Telegrafi e ka siguruar edhe pasqyrën e shpenzimeve të tërësishme për inaugurimin e Thaçit, president.
Ceremonia e inaugurimit të Thaçit president, sipas raporteve të shpenzimeve, kushtoi 82 mijë e 327 euro, vlerë kjo e cila po mbulohet prej tri institucioneve së bashku, përkatësisht prej Zyrës së Presidencës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Presidenca do të paguajë 37 mijë e 456 euro e 82 centë, kurse rreth 45 mijë euro do të mbulohen nga Zyra e kryeministrit dhe MPJ-ja, shkruan Telegrafi.
Këto shpenzime që ende nuk janë paguar tërësisht, u bënë kryesisht për shërbime hoteliere, akomodim të mysafirëve, dreka zyrtare dhe pije, shpenzime për filharmoninë, shpenzime për logjistikën, për skenën dhe dekorimin e saj, pastaj për zërimin dhe shërbimet e tjera rreth manifestimit, si dhe për dekorimin e qytetit me flamuj dhe billboarde.
Kur ishin mohuar deklaratat e deputetëve të opozitës, se ceremonia e inaugurimit të Thaçit kishte kushtuar 1 milion euro, nga kabineti i Thaçit ishte thënë që shpenzimet e tërësishme nuk arrijnë as 100 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Trump njoftoi tarifat e BE-së dhe Kinës - kështu kanë reaguar bursat
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!