LAJMI I FUNDIT:

Një rrugë në kryeqytet sërish me emrin e poetit malazias, Radovan Zogoviq

Një rrugë në kryeqytet sërish me emrin e poetit malazias, Radovan Zogoviq

Emri i poetit malazias, Radovan Zogoviq, të cilin më parë e mbante një rrugë në lagjen “Pejton”, e më pas një tjetër në fshatin Slivovë, së fundi i është vendosur një rruge në lagjen “Arbëria”, në afërsi të objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Komuna ishte arsyetuar se ndryshimi i emrit të rrugës nga “Radovan Zogoviq” në “Lorenc Antoni” ishte bërë pas kërkesës së qytetarëve të lagjes “Pejton”, shkruan sot Koha Ditore.

Zhvendosja e emrit të poetit malazias nga qendra në periferi ka nxitur reagimin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës dhe Avokatit të Popullit i Malit të Zi, Shuqko Bakoviq.