LAJMI I FUNDIT:

Protesta në Francë

Protesta në Francë

Anëtarët e Sindikatës së Përgjithshme të Punëtorëve në Francë që bllokuan një depozitë nafte në Dongres po përgatiten për një betejë të gjatë. Ata janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe vazhdojnë të bllokojnë punën në depozitë, madje disa prej tyre kanë marrë edhe fëmijët.

Policia tentoi të thyejë bllokadën e protestuesve por pa sukses, teksa grevistët kërcënojnë se do të përshkallëzojnë betejën e tyre deri në bllokimin e punës në një stacion nuklear. Kreu i kësaj sindikate Philipe Martinez deklaroi se greva dhe protestat do të vazhdojnë të paktën deri të dielën.


“Ne nuk duam të paralizojmë Parisin, nuk është ky objektivi. Këtu ka një qeveri e cila do të miratojë me forcë një ligj duke mos respektuar parimet e demokracisë. Ju kërkoj ndjesë qytetarëve francez, por iu bëj thirrje të reflektojnë. Kjo është një betejë njësoj si ajo që bëmë para 6 vitesh në lidhje me moshën e pensionit “- u shpreh Martinez.

Në krahun tjetër qeveria franceze këmbëngul se do t’i qëndrojë besnik versionit të vet në lidhje me reformat e punësimit, megjithëse depozita e Dongresit është paralizuar, Franca ka rezerva të mjaftueshme nafte për të furniz uar vendin edhe për 3 muaj të tjerë.

Reformat ligjore që kërkon të ndërmarrë kabineti qeveritar i japin të drejtën punëdhënësit të pranojë dhe të shkarkojë nënpunësit sipas dëshirës. Qeveria thotë se kjo lehtëson punëdhënësit dhe në këtë mënyrë ulet numri i të papunëve, por sipas sindikatës së punëtorëve, ky ligj nuk mbron aspak nënpunësit.

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori