Kryeshefi Ekzekutiv i ngrohtores “Termokos” Naser Canolli me menaxhmentin e ndërmarrjes, ka inauguruar sot fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ngrohjes, që do të zhvillohen në kuadër fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit. Në këtë fazë planifikohet ndërrimi i 10 km të gypave të rrjetit ekzistues të ngrohjes në disa pozicione të ndryshme në qytet, të cilat janë identifikuar si pikat më kritike të humbjes së energjisë termike gjatë sezonave të kaluara ngrohëse.
Fillimisht punimet kanë nisur në afërsi të rrethrrotullimit në afërsi të QKUK-së, ku do të bëhet ndërrimi i gypit magjistral të ngrohjes, i cili furnizon me ngrohje “Lagjen e spitalit” si dhe do të shërbejë për planifikimet për zgjerimin e rrjetit në lagjen “Mati 1”.
Pas përfundimit të punimeve në këtë pozicion do të vazhdohet me punimet për ndërrimin e gypave të vjetër me gypa të rinj të paraizoluar, në të gjitha pozicionet e identifikuara si kritike në kryeqytet.
“Në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit, njëkohësisht, janë duke u zhvilluar punimet edhe për rehabilitimin e 50 nënstacioneve termike, intervenime të cilat do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ngrohjes në ato objekte banesore, që kanë pasur ngrohje më të dobët”, ka njoftuar Termokos.
Vlera e investimeve në rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ngrohjes dhe 50 nënstacioneve termike kap vlerën e rreth 5 milionë eurove, të cilat janë siguruar nga fondet e përbashkëta të Komisionit Evropian, Qeverisë gjermane, Qeverisë së Suedisë dhe Qeverisë së Luksemburgut, të menaxhuara nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).
“Termokos”, falënderon gjithë donatorët e këtij projekti, institucionet relevante vendore, MZHE-në, MF-në dhe Komunën e Prishtinës, që kanë ndihmuar dhe përkrahur realizimin e deritanishëm të Projektit të kogjenerimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova