Pas raportimit të Telegrafit për shpenzimet e buxhetit nga ana e Presidentes Atifete Jahjaga në fund të mandatit, ka reaguar Zyra e saj. Reagimi i saj nuk i mohon shpenzimet por vetëm thotë se këto shpenzime u ndikuan nga agjenda e sterngarkuar për përfaqësim të Kosovës jashtë vendit.
“Ish-Presidentja Jahjaga është treguar e kujdesshme edhe në periudhën katër mujore në fund të mandatit. Shpenzimet e bëra në këtë periudhë janë diktuar nga agjenda e stërngarkuar e Presidentes dhe ftesat e shumta për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit”, thekson reagimi i ish-presidentes Atifete Jahjaga.
Jahjaga shpenzoi afër 240 mijë euro për 6 vizita jashtë vendit, 40 mijë euro për një vizitë, shkruan Telegrafi.
Reagimi i plotë i Jahjagës.
Zyra e ish-Presidentes Atifete Jahjaga, për shkak të korrektësisë dhe ndjenjës së përgjegjësisë, bën të ditur se zonja Jahjaga nuk e ka “falimentuar” Zyrën e Presidencës, dhe se vizitat e saj jashtë vendit në periudhën Janar-Prill 2016, kanë pasur për qëllim përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës nëpër forume dhe takime të rëndësishme si shtet, në nivel të barabartë me shtetet tjera dhe asnjëherë promovimin personal.
Gjatë tërë mandatit të Presidentes Jahjaga, pavarësisht intensitetit të shtuar të punës, dhe përfaqësimit global të Kosovës, presidenca ka kursyer deri në 30% të buxhetit çdo vit.
Ish-Presidentja Jahjaga është treguar e kujdesshme edhe në periudhën katër mujore në fund të mandatit. Shpenzimet e bëra në këtë periudhë janë diktuar nga agjenda e stërngarkuar e Presidentes dhe ftesat e shumta për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.
Jahjaga, jep përgjegjësi për secilin shpenzim të krijuar gjatë mandatit të saj deri në momentin e dorëzimit të detyrës para ceremonisë së inaugurimit.
Ajo mirëpret transparencën e institucioneve dhe shpreson që këtë praktikë do të vazhdojnë ta ushtrojnë në çfarëdo rrethana edhe në vitet në vijim.
Më poshtë mund të lexoni për secilin udhëtim dhe takim që zonja Jahjaga e ka zhvilluar prej fillimit të vitit 2016.
Gjatë muajit janar, zonja Jahjaga zhvilloi vizitë në Abu Dhabi, ku u takua me ministren e Emirateve të Bashkuara Arabe, Maitha Al-Shamsi dhe me drejtoreshën e përgjithshme të Autoritetit Shëndetësor në Abu Dhabi, Dr. Maha Barakat, ku u finalizuan detajet për vendosjen e gurthemelit të spitalit pediatrik 22 milionë eurosh në Prishtinë.
Në këtë vizitë treditore, zonja Jahjaga u takua edhe me Princin e kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, si dhe mori pjesë në hapjen e Javës së Energjisë së Qëndrueshme në Abu Dhabi.
Në muajin shkurt, Jahjaga ishte paneliste në Forumin Publik “Gratë, Progresi dhe Ekonomia Globale” të organizuar nga Banka Amerikane Merrill Lynch dhe Vital Voices Global Ambassadors në Londër.
Në muajin mars, ish-presidentja u takua me Mbretin Abdullah II të Jordanisë, dhe mori pjesë në forumin e nivelit të lartë të organizuar nga Mbreti Abdullah ku u trajtuan sfidat globale, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.
Po ashtu gjatë muajit mars, zonja Jahjaga udhëtoi në Ëashington, ku u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, me ndihëmssekretaren amerikane e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Victoria Nuland dhe me Sekretaren Madeleine Albright.
Gjatë periudhës treditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jahjaga, po ashtu mbajti fjalim në Georgetoën University për tolerancën ndërfetare në Kosovë, u ftua për ligjeratë në Këshillin Atlantik ku foli për menaxhimin e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Gjatë të njëjtës ditë Presidentja Jahjaga mbajti fjalim në forumin Gratë në Politikën e Jashtme për gratë e dhunuara në Kosovë, ku në prani të shumë mysafirëve u shfaq edhe dokumentari “Mendoj për ty”. Ajo vizitoi Arkivat Nacionale amerikane, ku dhuroi kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në fund të muajit mars, ish presidentja Jahjaga vizitoi shtetin e Maltës, ku zhvilloi takime me Presidenten e Maltës, zonjën Marie Louise Coleiro Preca dhe me ministrin e Punëve të Jashtme George Vella. Gjatë vizitës në Maltë, zonja Jahjaga po ashtu mori pjesë në konferencën “Dhuna seksuale gjatë konfliktit dhe përtej”.
Në fund të mandatit, më 3 dhe 4 prill, Atifete Jahjaga zhvilloi një takim me shefen e diplomacisë evropiane, zonjën Frederica Mogherini në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje