LAJMI I FUNDIT:

RDM: Presione skandaloze ndaj Kallajxhiev, Pirovska dhe Najçeska

RDM: Presione skandaloze ndaj Kallajxhiev, Pirovska dhe Najçeska

RDM i konsideron të papranueshme dhe skandaloze presionet ndaj aktivistëve të Komitetit të Helsinkit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Të qarta janë qëllimet që përmes proceseve të montuara të frikësohen qytetarët dhe aktivistët që janë në mbrojtje të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirisë së qytetarëve të Maqedonisë. Me marrjen e tyre në pyetje dhe dënimet e pakuptimta shkelen të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë. Konkretisht, shkelet neni 16 i Kushtetutës së RM, me të cilën garantohet liria e bindjes dhe shprehjes publike, lirisë së fjalës dhe paraqitjes publike. Por bëhet edhe shkelje e nenit 20, i cili e garanton lirinë e shoqërimit me qëllim të realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe bindjeve politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe të drejtave tjera, thuhet në njoftimin e RDM./Telegrafi/