LAJMI I FUNDIT:

Miratohen një varg raportesh

Miratohen një varg raportesh

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar një varg raportesh, të cilat kanë mbetur pa u votuar nga seanca e kaluar në mungesë të kuorumit.

Kuvendi miratoi raportin e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2015, raportin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2015, raportin financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015, raportin e punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dheMinerale për vitin 2015, raporti i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2015 dhe raportin e punës së Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2015.