LAJMI I FUNDIT:

Fillon Panairi i katërt për automjetet transportuese

Fillon Panairi i katërt për automjetet transportuese

Edicioni i katërt i Panairit për transport-automjete transportuese fillon sot në hapësirën e jashtme ekspozuese të Panairit të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në sipërfaqen ekspozuese nga 2.500 metra katrorë do të prezantohen importues të automjeteve transportuese dhe komerciale, kompani të cilat realizojnë veprimtari shërbyese dhe kompani nga industria përcjellëse për automjetet transportuese. Vizitorët afaristë dhe qytetarët do të mund të shohin brende të importueseve të automjeteve transportuese nga klasi botëror, traktorë, kamionë, por edhe automjete që ndërlidhen, gjegjësisht rimorkio dhe gjysmërimorkio, si dhe automjete furnizimi.

Përmes përfaqësueseve të autorizuar në panair do të prezantohen Shmic Kargobul, Mercedes benz, Iveko, DAF, Kron, Volvo, Skania, Grejt voll, Motocentar, Partner i manifestimit do të jetë asociacioni transportues SIZ Maqedoni komunikacion-AMERIT. /Telegrafi/