(E plotësuar)- Shqetësimi kryesor i opozitës sipas shefit të asamblistëve te LVV-së është mënyra e qeverisjes së tyre e veçanërisht kryetarit Shpend Ahmetit. Kështu ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
“Shpendi është një kryetar që mund të udhëtoj me autobus dhe kjo po i shqetëson ata”, ka thënë ai. Në anën tjetër, qeverisja e Ahmetit shihet si dështim nga partitë opozitare në Komunën e Prishtinës.
Flamur Shala nga LDK-ja i është referuar çështjes së buxhetit, të cilin e ka cilësuar si të dështuar.
“Buxhet më të dështuar nuk ka pasur në vitet e fundit”, ka thënë ai duke shtuar se për këtë as nuk ka raportuar më në Kuvend.
Nëse udhëton me autobus apo jo kryetari Ahmeti nuk është problem i qytetarit sipas asamblistit të AKR-së, Sami Borovci. Ai ka thënë se as LDK-ja nuk ka hapësirë për të akuzuar qeverisjen e VV-së pasi gjendja kaotike e Prishtinës është si pasojë e keqqeverisjes së kësaj partie për shumë vite.
Çantat e rënda të fëmijëve mbeten ende premtim i paralizuar i kryetarit Ahmeti. Projekti për kontrollimin shëndetësor të fëmijëve është kritikuar nga Flamur Shala j cili ka thënë se i është kushtuar rëndësi e madhe ushqimit dhe kontrollit të shëndetësor të fëmijëve.
Qëndron Kastrati e Flamur Shala kanë vazhduar të shkëmbejnë ofendime e kritika ndaj subjektit të njeri tjetrit madje edhe në nivelin qendror.
“E keni një kryeministër ku gjininë femërore e nxjerrin zvarrë”, i është drejtuar Kastrati – Shalës. Në anën tjetër, Bujar Cakolli nga PDK ka thënë se edhe pse ka pasur iniciativa që të ketë bashkëpunim ne mes të VV-së e PDK-së në nivel lokal, ai thotë se është i gëzuar që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Shala akuzon Ahmetin për neglizhencë të procedurave për rastin e autobusëve
Presioni i opinionit publik ka bërë që të nënshkruhet kredia për projektin e autobusëve. Kështu është shprehur Qëndron Kastrati nga LVV në “Rubikon” të KTV-së. Mirëpo kjo nuk u mirëprit nga asamblistët e ftuar të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së.
Flamur Shala nga LDK-ja ka thënë që propozimi që bëri partia e tij, bëri që të merret parasysh edhe vendimi.
“Më ka habitur kryetari Ahmeti i cili ka punuar tri vite në BERZH dhe po neglizhon procedurat”, ka thënë ai duke shtuar se në këtë nuk i ndihmon as nënkryetari Dardan Sejdiu.
Trafiku urban nuk është problemi kryesor i qytetarëve të Prishtinës, ka thënë Bujar Cakolli nga PDK-ja. Ai ka shtuar se Prishtina ka shumë probleme tjera mirëpo zhurma për “Trafikun Urban” po bëhet qëllimshëm për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga problemet tjera.
“Kryetari Shpend Ahmeti natën e rrënon kryeqytetin dhe ditën e ndërton me paratë e taksapaguesve”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje