Çavkov-Blashçek: Dislokimi i kampit në Idomeni nuk është fundi i sfidave
Kriza me refugjatët dhe emigrantët, ekstremizmi i dhunshëm, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ishin temat kryesore të cilat kanë dominuar takimin e sotëm në Shkup mes ministrit të Brendshëm të Maqedonisë, Mitko Çavkov dhe homologut të tij polak Mariusz Błaszczak i cili po qëndron për vizitë në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Në prononcimin e tij për mediat pas takimit, ministri i Brendshëm Çavkov tha se arsyeja e vizitës së delegacionit polak është përkrahja që Maqedonia e merr nga shtetet anëtare të Grupit të Vishegradit ku bën pjesë edhe Polonia, e cila ka dërguar një kontingjent policor i cili punon bashkë me kolegët nga Maqedonia si ndihmesë për përballje me krizën në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë.
Çavkov dhe Błaszczak, gjatë takimit kanë biseduar edhe për fillimin e sotëm të aktiviteteve në anën greke të kufirit që kanë të bëjnë me dislokimin e kampit të refugjatëve nga Idomeni me çka sipas ministrit Çavskov në masë të madhe do të ulet presioni mbi Maqedoninë.
“U pajtuam bashkërisht se këto tensione apo sfida nuk do të përfundojnë me vet dislokimin e kampit nga Idomeni në brendi të Greqisë sepse përderisa ka arsye do të ketë edhe pasoja nga kriza me refugjatët. Sidoqoftë, ne si Maqedoni kemi dhënë një kontribut të fortë”, tha Çavkov sipas të cilit, përpjekjet e Maqedonisë janë çmuar lart nga ministri i Brendshëm polak.
Sipas ministrit Çavkov, pritet të shtohet numri i përpjekjeve për kalim illegal të kufirit me Maqedoninë për çka tha se nevojitet vazhdimi i bashkëpunimit në drejtim të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Ministri i Punëve të Brendshme të Polonisë, Mariusz Błaszczak nga ana e tij theksoi se Maqedonia ka një bashkëpunim të mirë me Poloninë në kuadër të Grupit të Vishegradit dhe kjo sipas tij ka rezultuar me dërgimin e 30 zyrtarëve të policisë kufitare të Polonisë në Maqedoni për të cilët tha se janë policë profesionistë të trajnuar mirë që po japin rezultate në terren.
“Kjo politikë e përkrahjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nga një korriku Polonia merr kryesimin me Grupin e Vishegradit për çka mënyra e përballjes me krizën e refugjatëve do të mbetet në nivelin e njëjtë siç ka qenë deri më sot që nënkupton vazhdimin e dhënies së përkrahjes”, tha Błaszczak.
Delegacioni i Polonië pasdite do ta vizitojë edhe qendrën e pranimit “Vinojug”, ku do të realizojë takim me komandantin e kontingjentit polak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Boki 13”, Kiçeec-it: Ky është fillimi i betejës me një bandë të tërë kriminale
Protestuesit hedhin molotovë dhe vezë para Bashkisë së Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Veliajt
Ndërtimi i urës mbi lumin Sitnica në Lipjan, nënshkruhet memorandumi në vlerë 370 mijë euro
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'