LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj paralajmëron protesta paqësore, nuk përjashton mundësinë që të eskalojë situata në Deçan

Selmanaj paralajmëron protesta paqësore, nuk përjashton mundësinë që të eskalojë situata në Deçan

I pari i Deçanit, Rasim Selmanaj, është i bindur se vendimi i Kushtetueses është i ndikuar nga politika, teksa ka thënë se kësisoj natyrshëm nga ata ky nuk është i papranueshëm dhe i pazbatueshëm.

“Akoma më e rëndë është se Gjykata legjitimon një vendim të Sllobodan Millosheviqit”, ka thënë Selmanaj, dhe shton se Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur nevojë fare të përzihet në këtë çështje.

“Ne e dimë që të gjitha ndërmarrjet kanë dalë në privatizim nga AKP-ja. Pse të mos dalin edhe ‘Apiko’ dhe ‘iliria’”, ka thënë Selmanaj.


Ai pritur që këto toka do t’i ktheheshin Komunës së Deçanit, përkatësisht banorëve të saj.

“Kemi provuar vazhdimisht të kemi marrëdhënie të mira me Manastirin e Deçanit. Vendimi i kthen prapa këto marrëdhënie. Unë nuk e di si do t’i shfrytëzojë ato toka Manastiri kur 60 mijë qytetarë janë kundër që ato toka t’i shfrytëzojë ky manastir. Është çështje që i bashkon të gjithë qytetarët pa dallim partie a përkatësie tjetër”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj, në “Interaktiv” të KTV-së, shprehet se do të kundërshtojnë këtë vendim edhe me protesta paqësore, por nuk ka përjashtuar mundësinë që situata të eskalojë. Ai ka thënë se e di që është përgjegjës për mbajtjen e qetësisë, por ka thënë se është në pozitën që i duhet të mbrojë interesat e qytetarëve,e ky interes është që tokat të mos t’i falen Manastirit.

“Ata që kanë marrë vendime të pandërgjegjshme do ta mbajnë përgjegjësinë për këtë situatë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori