Asambleisti i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pasi që Agjencia Kundër Korrupionit ka konstatuar se ai ka konflikt interesi më pozitë që e mbanë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, ku punon si zyrtar i këtij institucioni arsimor.
E gjithë kjo vjen pasi që portalit Veriu.info më 15 shkurt, kishte dërguar pyetje në Agjencinë Kundër Korrupsionit ku kishte pyetur se a gjenden në konflikt interesi Riza Haziri i PDK-së dhe Latif Latifi i Vetëvendosjes.
Dorëheqjen e ish nënkryetarit të komunës, Riza Hazirit, e konfirmon edhe zyra për informim e komunës së Mitrovicës, e cila në një përgjigje për Veriu.info thotë: “Po, më datë 12.05.2016 përmes deklaratës së protokoluar me numër 02/031 – 34123, anëtari i Kuvendit Riza Haziri ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e anëtarit të Kuvendit të Mitrovicës. Në arsyetimin e dhënë në deklaratë ai ka thënë se këtë po e bënë për shkak se Agjensioni Kundër Korrupsionit ka vlerësuar se pozita e shërbyesit civil bie ndesh me ligjin”.
Pas dorëheqjes së Riza Hazirit, vendin e tij do ta zë Mehdi Haxha, i cili është kryetar i Rinisë së PDK-së për Mitrovicë dhe zëdhënës i degës të partisë më të madhe opozitare.
Veriu.info mëson se Latif Latifi i VV-së pritet ta ngrijë pozitën në Universitetin e Mitrovicës, në mënyrë që të shmang konfliktin e interesit, ndërkohë që ende Agjencia Kundër Korrupsionit nuk i ka publikuar vendimet për këta dy zyrtarë.
Burime nga AKK-ja bëjnë të ditur se gjatë dhënies së deklaratave të tyre, është mësuar se edhe një asambleist i PDK-së është në konflikt interesi, pasi që mbanë pozitë menaxheriale në një shkollë.
Ndryshe, Ligji për Shërbyesit Civil ua pamundëson nëpunësve mbajtjen e pozitave politike në institucione, pasi që neni 17 thotë: “Nëpunësit civilë mund të mbajnë, përkohësisht, pozita politike. Gjatë mandatit të tyre në këto pozita, statusi i tyre i nëpunësit civil pezullohet për shkak të mospërputhshmërisë ndërmjet emërimit politik dhe statusit të nëpunësit civil”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj