LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz, deri në vitin 2020 – me katër vetura elektrike

Mercedes-Benz, deri në vitin 2020 – me katër vetura elektrike

Meqenëse po largohen veturat që lëvizin me derivate, shumë kompani kanë lansuar apo janë në fazat finale të krijimit të veturave elektrike.

Por, gjiganti Mercedes-Benz nuk ka bërë ende asgjë në këtë drejtim, ose nuk e ka njoftuar publikun për këtë.

Mirëpo, siç raporton Autocar, prodhuesi gjerman është duke punuar në katër makina, që do të mbushen me rryme, transmeton Telegrafi.


Prej tyre, dy makina të njohura si ‘sedan’ që janë të mëdha dhe luksoze, do të përngjajnë me modelet C- dhe S-Class, kurse dy të tjera, që janë sportive dhe të përshtatshme për familje, kanë të përbashkëta me modelet GLA dhe GLC.

Nuk bëhen të ditur detajet, por mësohet se Mercedes është duke punuar edhe në motorët elektrikë, që do të kenë 101 deri në 360 kuaj fuqi.

Bateria e këtyre veturave që pritet të jenë shumë të veçanta, pritet të zgjasë për 400 kilometra. /Telegrafi/