LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq mund ta ndryshojë Kushtetutën dhe ta heq Kosovën nga aty

Vuçiq mund ta ndryshojë Kushtetutën dhe ta heq Kosovën nga aty
Nis, 21. novembra 2013 - Prvi potpredsednik Vlade Aleksandar Vucic govori na konferenciji za novinare posle sastanka sa investitorima Regionalne privredne komore u Nisu. FOTO TANJUG / NENAD MILOSEVIC / dmm

Përderisa procesi i integrimit të Serbisë në BE shkon përpara, vendi do të duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj aktuale në të cilën thuhet se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Të enjten e kaluar, kryeministri Aleksandar Vuçiq la të kuptohet për mundësinë për një ndryshim të tillë në të ardhmen, duke thënë se mund të marrë votat e duhura në Parlament. Por, ka shtuar se do të marrë një konsensus të gjerë para se ta iniciojë ndryshimin.

Analisti politik Zoran Stojilkoviq ka thënë se pas fitores në zgjedhjet e fundit, kryeministri ndoshta mund të gjejë shumicën e nevojshme për të ndryshuar Kushtetutën.


“Është e vështirë që opozita do t’i bashkohet në këto çështje. Në rast të ndryshimit të Kushtetutës për shkak të integrimit në BE, mendoj se Qeveria mund të mbështetet nga ana e opozitës”, tha Stojilkoviq.

Ai gjithashtu beson se gjithë Kushtetuta do të rifreskohet, e jo vetëm preambula që ka të bëjë me Kosovën.

“Në rast se ndryshimet ndodhin, kjo duhet të bëhet në mënyrë radikale”, thotë historiani Çedomir Antiq.

Sipas tij, duhet të thirret një asamble e veçantë kombëtare, në mënyrë që të arrihet një konsensus i gjerë për një çështje kaq të rëndësishme.

“Duhet të mblidhet një kuvend i madh me 500 ose 600 përfaqësues nga të gjitha segmentet e shoqërisë, dhe ata duhet të diskutojnë se për çfarë Kushtetute kemi nevojë”, tha Antiq. /kallxo/