LAJMI I FUNDIT:

Dikur kishte 196 kilogramë, por brenda 12 muajve humbi 92 kilogramë dhe sot duket si supermodele (Foto/Video)

Dikur kishte 196 kilogramë, por brenda 12 muajve humbi 92 kilogramë dhe sot duket si supermodele (Foto/Video)

Më 29 gusht të vitit 2014, Simone Anderson 25-vjeçe, kishte vendosur të ndryshoi mënyrën e të ushqyerit pasi kishte fituar plotë 169 kilogramë.

Më 29 shtator ajo iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik, dhe brenda 12 muajve gruaja nga Auckland arriti të humb 92 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Anderson e cila kishte vendosur ti nënshtrohet një intervenimi kirurgjik që zgjati nëntë orë, për të hequr lëkurën e tepërt gjatë vitit të kaluar, së fundmi ka postuar disa fotografi të linjave trupore që i ka tani dhe që flasin më së miri për transformimin që e ka pësuar trupi i saj.


“Më duhet të pranoj se kam ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, dietave dhe ushtrimeve. Pas plotë 33 javëve, kam arritur të humb peshën në bark, këmbë, krahë dhe pjesë tjera të trupit”, ka deklaruar Anderson në Instagram.

“Lëkura që më kishte mbetur e varur pasi humba shumë kilogramë, është zhdukur falë intervenimit kirurgjik”, ka shtuar ajo.

Falë përkushtimit dhe suksesit që e pati në humbjen e kilogramëve, ajo tani është bërë person i njohur, dhe ka arritur t’ua rrëmbej zemrat e mbi 136.000 personave (ndjekësve) në Instagram.

“Nëse keni moral dhe vullnet me këto dy gjithçka mund të arrini në jetë, madje edhe të humbisni kilogramët e tepërt”, ka shtuar Anderson. /Telegrafi/

Dieta 1

Dieta 2

Dieta 3

Dieta 4

Dieta 5 Dieta 6

Dieta 7

Dieta 8

Dieta 9

Dieta 10

Dieta 11

Dieta 12

Dieta 13

Dieta 14

Dieta 15

Dieta 16

Dieta 17