Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori pjesë në hapjen e punimeve të konferencës tradicionale vjetore “Java e Albanologjisë 7/2016”, ndërsa tha se kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyeshme për prezantimin e rezultateve dhe të arriturave shkencore.
Në konferencën e shtatë me radhë do të prezantojnë rreth 135 studiues e punonjës shkencorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vende të rajonit e botës.
“Kjo ngjarje është një mundësi e shkëlqyeshme për prezantimin e rezultateve dhe të arriturave shkencore të shkencëtarëve të rij dhe albanologëve, të cilët çdo vit promovojnë punën e vet shkencore, këmbejnë përvoja dhe ngrisin standardet e studimeve për albanologjinë. Kjo konferencë gjithashtu është një mundësi që të krijojmë standarde kombëtare dhe të punojmë për internacionalizimin e studimeve për albanologjinë”, tha ministri Bajrami.
Ai po ashtu tha se në mbështetje të Qeverisë së Kosovës do të vazhdojnë të forcojnë studimet për Albanologjinë atu ku ekzistojnë, ndërsa aty ku nuk ekzistojnë t’i hapin katedrat, ta promovojnë në universitetet verore me kurse të veçanta që duhet të ofrojnë je vetëm në Zarë, por edhe në Zagreb, Sofie dhe vende tjera, në mënyrë që të dëshmohet se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të lashta e cila ju ka përshtatur trendëve aktuale dhe standardeve.
“MASHT do të vazhdojë të mbështesë Institutin Albanologjik, i cili është shumë aktiv jo vetëm përmes botimeve individuale por edhe përmes konferencave dhe do të inkurajojmë studiuesit e rij që të zhvillojnë aktivitete në fusha kërkimore shkencore të cilat janë më interes të veçantë”, tha ministri Bajrami.
Ndryshe, “Java e Albanologjisë”, do të zgjasë 5 ditë, ndërsa sipas drejtorit të Institutit të Albanologjisë, Hysen Matoshi është planifikuar që gjatë këtyre ditëve të prezantohen 135 punime shkencore nga studiues të fushave të ndryshme, ndërkaq u bë e ditur se gjatë vitit 2015 janë botuar 25 tituj shkencorë nga autorë të ndryshëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!