Pas skandaleve të ditëve të fundit që kanë ndodhur me fëmijët jetimë, kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka hedhur një ide krejtësisht origjinale.
Ndoka ka propozuar, që për çdo familje që birëson një fëmijë jetim të përjashtohet për 5 vite nga taksat, ndërsa të kundërtën ka propozuar për ato familje që mbajnë një qen në shtëpi.
Sipas tij jeta njerëzore është shumë herë më e rëndësishme se jeta e një kafshe, prandaj ai mendon se çdo familje që mban një qen në shtëpi të taksohet me 20 mijë lekë të reja në vit.
Propozimi i Ndokës
Kush adopton një fëmije të përjashtohet nga taksat lokale për 5 vite.
Kush mban qen luksi në shtëpi të taksohet nga bashkia 100200 mijë lek në vit.
Shoqëria shqiptare po goditet çdo ditë e më shumë nga fenomene që po dëmtojnë vlerat e familjës, traditën, humanizmin dhe orientimin tonë kombëtar.
‘Modernizmi’, indiferentizmi, vetmia, pasuria e menjëhershme janë fenomene, që po ndikojnë në degradimin moral të shoqërisë duke goditur rëndë vlerat e familjes tradicionale shqiptare. Modernizmi i shthurur me tendencë antivlerën, që është implementuar keq nga shoqëria shqiptare, me një informacion të cunguar, po dominon stilin dhe cilësinë e jetës.
Shteti si politikbërës dhe ekzekutiv, minimalisht duhet të caktojë edhe disa prioritete sociale, të cilat direkt dhe indirekt ndikojnë në performancën e qeverisjes. Humbja e fokusit të vlerave të familjes reflektohet natyrshëm edhe te shteti i dobët, pasi është mentaliteti që ka sunduar koshiencën në të bërit e gjërave. Vendosja e prioriteteve, studimi i visibilitetit nga profesionistë të fushave të ndryshme, duhet të bashkepunojnë për një produkt socialekonomik me qëndrueshmëri. Kjo është nevojë emergjente e protagonistëve, që kanë marrë përsipër të ridimensionojnë “rilindjen”!
Çdo ditë e më tepër shohim te rinj, burra dhe gra, familje, që kanë tashmë si pjesëtar të tyre edhe nje qen, te vogël, të madh, shumë të kushtueshëm, sipas gustove dhe modes. Familje dhe individë, që kërkojnë te gjejnë ngrohtësinë njerëzore tek një kafshë! Tendencë për modë, apo shmangie nga realiteti njerëzor, nga familja, nga vlerat e saj.
Të rinj, që nuk komunikojnë me prinderit, se kanë qenin e tyre, që flasin me të, që e ushqejnë, e lajnë, e shëtisin, e marrin per pushime, qe shpenzojnë pa fund per te, që ndotin ambientin, qe promovojne një fenomen ‘modernist’. Komunikimi me prindërit ju duket i veshtirë, se prinderit flasin, ndërsa qeni jo, se prindërit kritikojnë ndersa qeni lajkaton. Si mund të frenohet ky fenomen i rrezikshem degradimi I vlerave të familjes, I mungesës së humanizmit i përgjegjësisë për prindërit? Ka shumë mundësi për ti ndërgjegjësuar keta individe dhe familje, se ‘qeni’, nuk është zgjidhje, se familja është gjithçka qe ne kemi te trashëguar nder breza, te cilën duhet ta ruajme, si një vlerë të pazëvendësueshme. Për këtë duhet ndërgjegjësim dhe masa parandaluese dhe shtrënguese, ndaj si fillim një taksë prej 100200 mijë lekë në vit për çdo individ dhe familje, që mbajne qen luksi në shtëpi, ndërsa për ato që qentë i nxjerrin në ambiente publike, ku luajnë femijët, ku ecin te moshuarit, të taksohen 200350 mijë kekë në vit.
Me keto masa shtrënguese do ruajme të pastra ambientet e përbashketa, do rrisim sigurinë tek femijët dhe të moshuarit, do rrisim ndjenjen e humanizmit njerezor, respektin ndaj vetes dhe familjes, si një shkundje dhe reflektim të opinionit të shëndoshe në tërësi. Nje femijë i adoptuar, për një familje me mundesi ekonomike, për nje familje që kërkon të japë ngrohtesi, humanizëm ndaj një qenie njërëzore që fati e ka braktisur. Keto janë vlerat njërëzore që duhen promovuar dhe nxitur, qofte edhe përmes politikave favorizuese. Familjet që adoptojnë një fëmijë, të përjashtohen 5 vite nga taksat lokale (taksa mbi banesen, pastrimin e tvsh).
Shoqeria jone ka nevoje të orientohet edhe nëpërmjet këtyre politikave shtrënguese dhe favorizuese, modele qe vendet rreth nesh kanë vite që i promovojnë dhe zbatojnë. E di, se shoqëria ka halle dhe probleme të ndryshme, por keto dy fenomene, po godasin vrullshem dhe në mënyrë ‘tinzarë’ vlerat njerezore, të familjës, të traditës, humanizmit dhe çdo të mirë të trashëguar ndër shekuj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos