LAJMI I FUNDIT:

Cavani nuk dëshiron largimin nga PSG

Cavani nuk dëshiron largimin nga PSG

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e tij aktuale Paris Saint Germain.

Me largimin e Zlatan Ibrahimovic, Cavani tani do të ketë më shumë hapësira në sulmin e skuadrës parisiene.

Pas finales së Kupës së Francës, ku PSG mposhti Marseillen me rezultat 4:2, Cavani ka treguar se dëshiron qëndrimin.

“Jam mirë këtu dhe nuk jam duke e menduar për asnjë moment largimin nga Parisi”.


“Ka pasur shumë zëra rreth të ardhmes sime, mirëpo dua të konfirmoj se nuk do të lëvizë nga PSG”, deklaroi Cavani. /Telegrafi/