LAJMI I FUNDIT:

Eftov: Shërbimi sekret rus informon se në Maqedoni do të ketë luftë të përgjakshme (Video)

Eftov: Shërbimi sekret rus informon se në Maqedoni do të ketë luftë të përgjakshme (Video)

Gazetari Vasko Eftov për edicionin e ardhshëm të emisionit ”Në qendër” ka paralajmëruar se pjestarë të organizatës masone së bashku me shërbimet sekrete kanë realizuar dhe planifikuar incidente dhe destabilizim në shumë shtete të ish Jugosllavisë, përfshirë këtu edhe Maqedoninë. I gjithë ky skenar është hartuar nga masonët dhe shërbimet sekrete siç ndodh tani në Maqedoni

Eftov madje thotë se shërbimi sekret rus ka përcjellur një top informatë për shtetet e Ballkanit se në Bosnjë, në Republikën Serbe dhe në Maqedoni planifikohen konflikte të armatosura të përgjakshme. Një bashkëbiseduese i emisionit “Në qendër” mes tjerash thotë: “Mua më duket se qëllimi kryesor i Amerikës është që të ndahet Maqedonia. Pra të ndahet Maqedonia”, thekson bashkëbiseduasja, shkruan Zhurnal.

Ndërkoh gazetari Vasko Eftov në emisionin e tij që do të emetohet më 23 maj në Televizionin Kanal 5, propagandon se kinse në vitin 1993, në Selanik të Greqisë janë mbledhur afro 3 mijë mason të cilët kinse kanë vendosur që Maqedonia të mos pranohet me emrin kushtetues në organizatat ndërkombëtare.


Qëllimi i këtij takimi ka qenë që Maqedonia në shumë organizata ndërkombëtare të mos pranohet me emrin kushtetues. “Ai ishte një takim jo formal në Selanik ku kërkohej nga të gjithë masonët të cilët kishin pozicione të rëndësishme dhe mund të sjellin vendime të mëdha që atë ta bëjnë”, ka deklaruar një bashkëbisedues në emisionin “Në qendër”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori