Në vend të vajzave të mira, skofiare dhe të sinqerta, meshkujt shpesh joshen nga ato krejtësisht me karaktere të kundërta – të lazdruara, egoiste, gënjeshtare…
Sikur edhe disa dama që duan meshkuj “të këqij” edhe disa meshkuj “dorëzohen” para femrave “problematike, transmeton Telegrafi.
Përse ato i joshin madje edhe kur e dinë që damat e tilla nuk janë zgjedhje e mirë për ta?
Meshkujt “ndizen” pas femrave të rrezikshme
Shumica e meshkujve kërkojnë nga femrat, jo vetëm të jenë partnerë të barabartë, por edhe të jenë të rrezikshme, të dinë çka duan, të kenë jetën e tyre, punën, ambiciet, qëndrimet e palëkundshme dhe të mos thyhen lehtë. Femra e cila nuk i gjunjëzohet mashkullit të saj është më tërheqëse dhe më e dëshirueshme në kohën moderne, në krahasimi me femrën e ndjeshme e cila e pret princin me kalë të bardhë.
Takimet me vajzat e “këqija” mbahen gjatë në mend
Meshkujt kurrë nuk e dinë se si do të përfundojë takimi me vajzat e “këqija”. Dalja e padjallëzishme në qytet mund të përfundojë në ndonjë klub të këndshëm nate deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq vajzat e “këqija” janë mjeshtre të vërteta kur është fjala për argëtime të tilla.
Nuk kanë kërkesa të tepërta
Edhe pse nuk është e thënë që kjo të jetë e vërtetë, disa meshkuj janë të bindur se si vajzat e “këqija” nuk do t’i mërzisin me shpërthim butësie, porosi romantike apo me thirrje të vazhdueshme. Veç kësaj, me to kurrë nuk janë të sigurt se si do të përfundojnë, andaj kjo gjë është një faktor më shumë për të dalë në takime.
Kur shoqërohen me to mund të jenë të relaksuar
Barsoleta të ndyta, fjalë vulgare apo gjëra të ngjashme, thonë meshkujt, nuk do t’i skandalizojnë vajzat e “këqija”, andaj kjo gjë është një plus për meshkujt.
Janë të shkëlqyeshme në shoqërinë e meshkujve
“Të pafytyrat” kanë më shumë të përbashkët me gjininë mashkullore se sa ato të mirat. Kjo u përshtatet meshkujve, sepse nuk e kanë problem të sillen si ato. Meshkujt tek ato nuk vërejnë vetëm dashnoren por edhe ortaken. Duke e pasur parasysh se janë të gatshme për argëtim, janë të adhuruara në shoqërinë e meshkujve.
Janë të pavarura
Vajzat e “këqija” dëshirojnë të jenë të pavarura, andaj as që çajnë kokën të bisedojnë lidhur me atë se “çka jemi duke bërë ne tani”. Kënaqen me kujdesin e meshkujve dhe kurrë nuk zbulojnë ndjenja të tepërta. Ato jetojnë vetëm për atë moment dhe nuk lodhin veten me formalitete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Asnjëherë mos i vendosni këto sende në koshin e plehrave
Soda e bukës dhe uthulla janë produkte të përkryera për heqjen e njollave kokëforte tek enët
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite