LAJMI I FUNDIT:

Deputetët mashtrues të pandëshkuar

Deputetët mashtrues të pandëshkuar

Deputetë të pushtetit do të vazhdojnë të marrin mëditjet për punën që nuk e bëjnë. Kjo, ngaqë nuk do të ketë kurrfarë mase ndëshkimi apo disiplinimi për ata ligjvënës që firmosen si pjesëmarrës në seanca e që, në fakt, nuk i çojnë deri në fund ato.

Disa mbledhje plenare kanë dështuar të mbahen, në mungesë kuorumi. Dhe, në to, prova mashtrimi kanë dhënë deputetët që u përkasin subjekteve politike të koalicionit qeverisës.

Historia është përsëritur edhe në seancën e së mërkurës. Ajo kishte filluar punimet me praninë e vetëm 53 deputetëve, pa pasur kuorum për të marrë vendime, dhe po për shkak të mungesës së kuorumit ishte ndërprerë kur në sallë kishin mbetur vetëm 56 deputetë, shkruan Koha Ditore.


KDI-ja, institut që monitoron punën e legjislativit, ka vërejtur se në votimet e pikave të rendit të ditës kanë marrë pjesë 75 deputetë, prej të cilëve 19 nuk kanë qëndruar deri në fund të seancës.