LAJMI I FUNDIT:

Vizat mund të hiqen, por edhe të kthehen shpejt

Vizat mund të hiqen, por edhe të kthehen shpejt

Ka mjaft shtete që ende vazhdojnë të jenë skeptike rreth mundësisë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kjo, sipas burimeve diplomatike, është parë qartë edhe gjatë debatit të parë në Këshillin e Bashkimit Evropian, të zhvilluar në Bruksel nga ministrat e brendshëm të vendeve anëtare, të premten, në Bruksel.

Por ata diplomatë që mbështesin heqjen e vizave për kosovarët janë të mendimit se “pengesat nuk janë të pakapërcyeshme, sepse ka hapësirë për të bindur vendet skeptike”, shkruan Koha Ditore.

Shqetësimet kryesore rreth Kosovës, pohojnë burimet që kanë ndjekur diskutimet e ministrave, janë të lidhura me nivelin e lartë të refuzimit të vizave, potencialin e lartë të rrezikut të migrimit masiv nga Kosova, radikalizmit fetar dhe proporcionalitetit të lartë të pjesëmarrësve “shqipfolës” në grupet e krimit të organizuar në Evropë, që për shumë krime shfrytëzojnë pikërisht Kosovën si transit.


Por, përkundër këtyre dukurive, për të cilat ka tërhequr vërejtjen si rrezik edhe Komisioni Evropian, duke pohuar në raport se “Kosova ende paraqet rrezik potencial për sigurinë e BE-së”, Komisioni megjithatë është i mendimit se vizat duhet të hiqen.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori