LAJMI I FUNDIT:

Sharapova pritet të pensionohet

Sharapova pritet të pensionohet

Ish-tenistja numër një në botë, Maria Sharapova, ka gjasa që të largohet përfundimisht nga tenisi, pasi ka dështuar në teste të dopingut, ka njoftuar presidenti i Federatës Ruse të Tenisit.

Tenisjta 29-vjeçare ishte testuar pozitive për substancën meldonium në janar gjatë Grand Slam turneut “Australian Open”, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

I pyetur nëse Sharapova do të vazhdojë karrierën, Shamil Trapichev i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve “R-Sport” se është shumë në dyshim dhe ka thënë se fituesja e pesë Grand Slam turneve është në një situatë të keqe.


Në mars, Sharapova kishte thënë se është e përkushtuar që të vazhdojë të luajë tenis.

Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) e suspendoi atë përkohësisht më 12 mars.

Ajo është duke pritur të dëgjojë dënimin përfundimtar, që mund të jetë deri në katër vite, ndonëse ekspertët vlerësojnë se ajo mund të suspendohet nga gjashtë muaj deri në një vit