LAJMI I FUNDIT:

Demarkacioni duhet rishikuar, pushteti të bëjë kompromis me opozitën

Demarkacioni duhet rishikuar, pushteti të bëjë kompromis me opozitën

Kur ka mbetur që vetëm Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian të votojnë për liberalizmin e vizave për Kosovën, ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të konsiderohet “çelësi” i këtij procesi.

Në rast të mos ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvend, Kosova rrezikon liberalizimin! Mirëpo, sipas kryeministrit Isa Mustafa, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Ai është shprehur i bindur se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi do të ndodhë para se Brukseli të votojë për liberalizimin e vizave.

E, ata të cilët vazhdojnë të mbesin besnikë ndaj qëndrimeve të tyre karshi kësaj marrëveshjeje, janë partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.


Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë për Telegrafin se kushdo që merr përsipër ta mbështesë ose ta votojë këtë marrëveshje, “do të jetë bashkëpërgjegjës me ata që e kanë nënshkruar”.

“Ata do ta marrin fajin historik”, ka thënë Selimi.

Të njëjtin mendim e ka shprehur edhe vetë lideri i VV-së, Visar Ymeri, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk duhet t’i “japim mbi tetëmijë hektarë të territorit tonë Malit të Zi”.

“Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli janë të gatshëm të pranojnë çdo gjë, sepse këta kompromisin e njëanshëm, në dëm të Republikës së Kosovës, e kanë bërë normë të funksionimit të tyre politik e institucional. Kjo marrëveshje nuk bën të sillet në Kuvend. Në të kundërtën, përgjegjësia për tensionimin e mëtutjeshëm të situatës dhe thellimit të krizës politike bie mbi ta”, ka shkruar Ymeri.

Edhe në Nismën për Kosovën janë të vendosur që më çdo kusht të mos e lejojnë ratifikimin e Demarkacionit që, sipas tyre, do ta thellonte edhe më shumë krizën politike në vend.

“Në asnjë rast nuk do të pranojmë ratifikimin e këtij versioni të demarkacionit. Përkundrazi, së bashku me partitë opozitare dhe mijëra qytetarë të vendit do të vazhdojmë ta kundërshtojmë me tërë fuqinë që kemi. Gjithashtu, ftojmë edhe deputetët e kësaj mazhorance që të mos mbështesin këtë marrëveshje e cila vetëm se do të ndikojë në përkeqësimin dhe thellimin e krizës politike”, ka thënë për Telegrafin, anëtari i Kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi.

Në anën tjetër, analistët kërkojnë që çështja e kufirit me Malin e Zi të rishikohet edhe një herë dhe, nëse vërtetohet se i është falur tokë Malit të Zi, atëherë kjo çështje të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.

Analisti Halil Matoshi i ka thënë Telegrafit se ende ka mundësi që pozita e opozita të gjejnë së bashku zgjidhje për këtë sfidë.

“Mendoj se Qeveria po ngutet, pa asnjë arsye, me deklaratat për ratifikimin e marrëveshjes. Ka ende mundësi që së bashku me opozitën të tejkalohet kjo sfidë. Unë pres takim trepalësh mes Qeverisë së Kosovës (e cila do të përfshinte edhe opozitën), Qeverisë së Malit të Zi dhe zyrtarëve të Brukselit (p.sh. Samuel Zhbogar), që të shihen mundësitë e inspektimit të Demarkacionit dhe eventualisht të korrektimit të tij. Këtë mundësi e ka lënë të hapur edhe Podgorica zyrtare”, ka thënë Matoshi.

Ai ka shtuar se opozita duhet t’i prezantojë para publikut faktet, “nëse i kanë tapitë e pronave”.

“Nëse vërtetohet se prona private ose publike i ka kaluar Malit të Zi, atëherë çështja duhet të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar, Murat Meha të shkarkohet, e Qeveria e Kosovës të dorëhiqet me urgjencë”, u shpreh Matoshi.

Analisti Imer Mushkolaj ka konsideruar se zgjedhja e vetme për këtë sfidë është rishikimi i Demarkacionit.

“Nuk mund të ratifikohet Demarkacioni kështu si është. Para se Brukseli të votojë për liberalizim, të dyja palët duhet të gjejnë zgjidhje kompromisi në të cilën duhet të përfshirë Brukseli e Podgorica. Koalicioni qeveritar mundet edhe tash ta votojë Demarkacionin, ngase supozohet se i ka numrat. Por, është i domosdoshëm kompromisi me opozitën. Pra, demarkacioni duhet rishikuar dhe përmirësuar. Zgjidhje tjetër nuk ka”, u shpreh Mushkolaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori