LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i profesorit që u rrah nga nxënësit në Podujevë

Rrëfimi i profesorit që u rrah nga nxënësit në Podujevë

Një grup i nxënësve të shkollës së mesme teknike “Fan S.Noli” në Podujevë kanë sulmuar dy profesorë të tyre, Milaim Shehollin dhe Jahir Dibranin.

Njëri të sulmuarit, Milaim Sheholli, që është profesor i gjuhës shqipe, ka treguar në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës se si ka ndodhur rasti.

“Kemi pasur komunikimin e suksesit të maturantëve, kam vënë suksesin e nxënësve tek dera e hymjes derisa unë kam pasur orë mësimore në klasën e 11-të. Kur kam shkuar rreth orës 13:00 pasdite, nxënësit më kanë pritur para shkollës, i kam ftuar ata në zyre të arsimtarëve ku edhe kanë shikuar notat e tyre”, tregon Sheholli.


Ai ka thënë se nxënësit që e kanë sulmuar kanë nga tetë e më shumë nota të dobëta, derisa vetë ai është kujdestari i klasës së tyre.

Sheholli ka deklaruar se ai dhe kolegu i tij janë sulmuar befasisht dhe nuk e kanë pritur këtë.

“Kam mbajtur orën derisa pas orës së parë, kam dal me kolegun tim Jahir Dibranin e në befasi, në oborr të shkollës, na kanë sulmuar, fillimisht mua, pastaj kolegun tim”.

Ai është shprehur se ka shpëtuar nga ky rast pa lëndime ndërsa kolegu i tij ka marrë lëndime të lehta.

Profesori i gjuhës shqipe ka treguar se nxënësit e njejtë janë një grup që kanë shkaktuar telashe dhe se kanë qenë të përjashtuar më herët por janë rikthyer sërish.

“Kanë qenë të përjashtuar në gjysmëvjetorin e parë, është një grup i strukturuar mirë, dikush qëndron prapa tyre ndonëse ne nuk e dimë kush”.

Ai ka thënë se beson se shkak i sulmit ka qenë notimi, riprovimet dhe fakti se ai është kujdestar klase i tyre.

Profesori Sheholli ka thënë se nxënësit e njejtë shpesh herë e kanë penguar procesin mësimor e për këtë, sipas tij kanë qenë të njoftuar edhe Drejtoria.

Profesori që është sulmuar nga nxënësit ka thënë se rasti është denoncuar në Polici derisa ka shprehur shqetësimin për këtë dukuri që sipas tij po shndërrohet në fenomen.

“Kemi qenë në Polici, hetimet kanë filluar mirëpo do të duhej që të bëhej diçka, është koha e fundit se këto janë akte të shëmtuara për procesin mësimor. Nuk e di a kanë ndodhur edhe më parë. Qe 18 vjet punoj në këtë shkollë, por nuk e di që ka ndodhur më herët, por ne jemi të kërcënuar edhe nga prindërit edhe nga nxënësit”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori