Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare është kusht për aplikimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ka porositur të hënën Komisionari për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn.
Por, përfaqësuesit e partive opozitare e kanë quajtur këtë kusht si gabim dhe kanë ritheksuar vendosmërinë e tyre për ta kundërshtuar këtë marrëveshje.
Ardian Gjini, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, i ka quajtur të gabuara edhe procesin e shënjimit të vijës kufitare me malin e Zi, por edhe kushtin, të cilin e ka përmendur komisionari Hahn.
“Është gabim krejt procesi i Komisionit shtetëror të Demarkacionit dhe është gabim edhe kushti që është vendosur, por edhe që qeveria e ka pranuar këtë kusht. Bile, ka zëra që thonë se qeveria e ka kërkuar vet që ta ketë këtë kusht. Mali i Zi nuk e ka pasur kusht Demarkacionin me Kosovën kur e ka marrë liberalizmin e vizave”.
Albulena Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën me ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, është i padrejtë dhe, siç e ka quajtur ajo, standard i dyfishtë, i cili sipas saj po zbatohet ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian, në procesin e liberalizimit të vizave.
“Ne e dimë që po flitet se çështja e Demarkacionit do të vij shumë shpejt në Kuvend. Mirëpo, natyrisht që jemi të obliguar që të vazhdojmë, siç kemi bërë deri më tani, do të thotë, duke e kundërshtuar një marrëveshje që i falë mbi 8 mijë hektarë Malit të Zi. Ne nuk mund të falim territore në emër të liberalizimit të vizave. Unë nuk besoj që ka qytetarë, i cili kishte për të falur territor për ta marrë liberalizimin e vizave”.
Në anën tjetër, për të përshpejtuar procesin për marrjen definitive të liberalizimit të vizave, Kuvendi i Kosovës do të duhej ta ratifikojë marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, para se të shkojë në pushimin veror.
Në Kuvendin e Kosovës nuk ka një përgjigje të saktë nëse ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të vihet në rend dite para pushimeve verore.
Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar ende Projektligjin për ratifikim të kësaj marrëveshje.
Por, edhe në rast se një seancë e tillë e Kuvendit do të mbahej para pushimeve verore, sipas Ardian Gjinit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në çfarëdo seance, përfshirë edhe atë e cila do të thirrej eventualisht për ratifikimin marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me malin e Zi.
“Aleanca nuk merr pjesë në këto seanca dhe në atë votim. Ne nuk jemi kundër Demarkacionit të kufirit me malin e Zi, por jemi kundër Demarkacionit të gabuar”.
E Haxhiu ka theksuar se deputetët e Lëvizjes vetëvendosje do të marrin pjesë në seancën e kuvendit të Kosovës kur do të votohet për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por, sipas saj, vetëm për ta penguar një gjë të tillë.
“Ne e kemi obligim, para së gjithash dhe mbi të gjitha, që të mos lejojmë jetësimin e kësaj marrëveshje. Natyrisht që do ta pengojmë dhe do të kthehemi në Kuvend në qoftë se kjo çështje do të jetë si pikë rendit të ditës”.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të hënën, pas takimit me komisionarin Hahn, ka hedhur poshtë pohimet se Qeveria e Kosovës ka kërkuar që ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, të jetë kusht për liberalizim të vizave.
Siç ka theksuar ai, në marrëveshjen me Malin e Zi, është paraparë se lëshimet eventuale të argumentuara mund të diskutohen me Malin e Zi, por marrëveshja nuk mund të rinegociohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova