LAJMI I FUNDIT:

Bëhuni doktor i vetvetes dhe kontrollohuni menjëherë nëse i keni këto probleme

Bëhuni doktor i vetvetes dhe kontrollohuni menjëherë nëse i keni këto probleme

Ngjyra e urinës

Normalisht ngjyra e urinës duhet të jetë e verdhë e ndriçuar, si ngjyrë e limonadës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kjo ngjyrë mund të ndryshoj përkohësisht në të verdhë të mbyllur nëse jeni duke përdorur hapa apo vitamina.


Nëse është e verdhë e mbyllur si lëng molle, do të thotë se nuk jeni duke konsumuar ujë mjaftueshëm.

Kjo e rritë shtypjen në veshkë dhe mund të shkaktoj probleme me lëkurë.

Është e rekomandueshme të pini të paktën tetë deri nëntë gota ujë në ditë.

Rënia e flokëve

Është normale të humbni 50 deri 100 fije floku çdo ditë, por nëse numri është më i lartë, atëherë mundësitë janë që keni probleme me mungesë hekuri dhe proteine.

Flokët janë të bërë nga proteina, prandaj duhet të konsumoni më shumë spinaq, mish dhe burime tjera të hekurit dhe proteinës për t’u ballafaquar me problemin e rënies së flokëve.

Niveli i energjisë

Nëse ndjeheni të lodhur pas punës, është plotësisht gjë normale.

Por, nëse ndjeheni të lodhur gjatë tërë ditës, atëherë kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor.

Kjo mund të ndodh si pasojë e mungesës së vitaminave apo mineraleve, ose edhe nga gjumi i dobët.

Përpiquni të flini të paktën tetë orë në ditë.

Kushtoni vëmendje thonjve

Kontrolloni thonjtë nëse duken normal.

Ju mund të jeni duke vuajtur nga mungesa e mineraleve apo vlerave ushqyese nëse thonjtë janë të thyer ose prihen lehtë, ose edhe nëse mbajnë ngjyrë të verdhë.

Thonjtë janë të bërë nga një proteinë e fortë mbrojtëse, prandaj duhet të konsumoni ushqime të pasura me proteinë për t’ju shmangur këtyre problemeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori