LAJMI I FUNDIT:

Helmohet njëzetvjeçarja nga konsumimi i tepruar i medikamenteve

Helmohet njëzetvjeçarja nga konsumimi i tepruar i medikamenteve

Një vajzë njëzetvjeçare nga Koçani është dërguar në Repartin për toksikologji në Qendrën Klinike-Shkup, pasi ka pirë një sasi të madhe të medikamenteve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në Entin Shëndetësor Publik-Koçan dje rreth orës 22:10 me automjetin e ndihmës së parë në gjendje të pakontestueshme është sjell D.P (20) nga Koçani, e cila ka qenë e helmuar me medikamente. Pas ndihmës mjekësore dhe për shkak të seriozitetit të gjendjes në të cilën gjendej ajo është dërguar në Repartin e toksikologjisë në QK-Shkup për mjekim të mëtejshëm.

Nuk dihet pse vajza ka vepruar kështu, në vijim do të merret vesh se nga cilët faktorë vajza ka ardhur deri në këtë situatë. /Telegrafi/