LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektohet Ligji kundër duhanit, pihet edhe në autobusët lokalë të Prishtinës (Video)

Nuk respektohet Ligji kundër duhanit, pihet edhe në autobusët lokalë të Prishtinës (Video)

Ligji kundër pirjes se duhanit nuk po respektohet. Përveç që s’po respektohet në shumë lokale, ai nuk po respektohet as nga autobusët lokal që qarkullojnë në komunën e Prishtinës.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar këtë video ku shihet se si në një nga autobusët lokal të Prishtinës pihet duhan.

Ndryshe, Ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ndalon pirjen e duhanit rreptësisht nëpër zona të mbyllura.


“Ndalohet pirja e duhanit në: hapësirë publike; hapësirë të punës; mjetet e transportit publik;  hapësirat e hapura të përcaktuara në paragrafin 3. të këtij neni”, thuhet ndër të tjera në ligj. /Telegrafi/