LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Mjekët i kemi të shkëlqyeshëm, por sistemin shëndetësor të dështuar

Veseli: Mjekët i kemi të shkëlqyeshëm, por sistemin shëndetësor të dështuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e një grupi specializantësh të mjekësisë.

Në takim u bisedua për problemin me të cilin janë duke u ballafaquar rreth 300 specializantë, të cilët kryejnë shërbimet e tyre në sistemin shëndetësor dhe prej dy vitesh nuk marrin asnjë lloj kompensimi financiar.

Kryetari Veseli gjatë takimit theksoi se do të angazhohet maksimalisht në gjetjen e zgjidhjes se kësaj situate të papranueshme, duke thënë se “problemi juaj të nderuar specializantë është pjesë e faktit se ne kemi një sistem shëndetësor të dështuar. Ne kemi mjekë të shkëlqyeshëm, profesionalisht të barabartë me kolegët e tyre ndërkombëtarë, të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi të mbrapshtë e të dështuar të shëndetësisë”.

Më tutje, Veseli theksoi se “ky sistem shëndetësor është njëkohësisht duke varfëruar popullatën tonë, sepse si pasojë e tij miliona euro të qytetarëve tanë përfundojnë në spitalet e vendeve të huaja, por edhe duke e varfëruar profesionalisht mjekësinë tonë, sepse duke mos u kushtuar kujdes kuadrove që krijohen me aq mund e sakrifica familjare, këto kuadro detyrohen të gjejnë rrugët e largimit nga Kosova”.

“Është moment i fundit që të ndërhyjmë dhe t’i japim fund keqmenaxhimit dhe improvizimit në mjekësinë kosovare”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Lajme
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Lajme
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori