LAJMI I FUNDIT:

Sulmet e 11 shtatorit: Senati amerikan miraton ligjin që lejon të afërmit e viktimave të padisin Arabinë Saudite

Sulmet e 11 shtatorit: Senati amerikan miraton ligjin që lejon të afërmit e viktimave të padisin Arabinë Saudite

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi të martën një projektligj, që do t’i lejonte të mbijetuarit dhe të afërmit e rreth 3 mijë viktimave të 11 shtatorit të hidhnin në gjyq qeverinë e Arabisë Saudite për dëmet e shkaktuara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Qeveria e Riadit ka mohuar përfshirjen në sulme, aktet më të rënda terroriste në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, 15 nga 19 rrëmbyesit e avionëve që morën drejtimin e katër avionëve të pasagjerëve për të kryer sulmet në Nju Jork dhe Uashington, më vonë u identifikuan si shtetas arabo-sauditë.

Arabia Saudite, ka kërcënuar se do t’i marrë miliarda dollarë ekonomisë amerikane, nëse projektligji i miratuar nga Senati shndërrohet në ligj. Ligji i ri amerikan, i jep të drejtën familjeve të viktimave të ngrenë akuza ndaj Arabisë Saudite për dëmet e shkaktuara nga roli që mund të ketë luajtur në sulmet e 11 shtatorit.


Paketa ligjore e miratuar të martën nga Senati duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe më pas të nënshkruhet nga Presidenti Barak Obama.

Presidenti Obama ka thënë se do t’i vërë veton ligjit, nëse ai miratohet në Kongres, duke vlerësuar se ky ligj do t’i ekspozonte amerikanët jashtë vendit ndaj rreziqeve ligjore, transmeton noa.

Pas miratimit të ligjit në Senat, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest tha: “Duke patur parasysh shqetësimet e ngritura, vështirë të imagjinosh që Presidenti ka për ta firmosur ligjin.

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori