LAJMI I FUNDIT:

Mediumet në Izrael do të shqyrtojnë skandalin për pajisjet e përgjimeve në Maqedoni

Mediumet në Izrael do të shqyrtojnë skandalin për pajisjet e përgjimeve në Maqedoni

Mediumet në Izrael kanë filluar të shqyrtojnë historinë e skandalit për korrupsion ku përfshihet edhe qytetari i tyre i falur, Haim Hakeini, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në tekstin me titull “Dëgjoni: Maqedonasit protestojnë kundër skandalit të madh për korrupsion që përfshihen izraelë” shpjegohet prapavija e protestës dhe arsyet e së njëjtës pse filloi.

Në tekst është i vendosur emri Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Svetllana Kostova, si dhe izraeliti Haim Hakeini dhe rolet e tyre në skandalin e korruptuar.


Gjithashtu Times of Israel i referohet tekstit të publikuar në gazetën e përditshme ekonomike The Marker ku thuhet se pajisja është përdorur ndoshta për mbikëqyrjen e qytetarëve.

“Ky tekst praktikisht në mënyrë të pashmangshme do të çojë në vendime ligjore të skandaleve korruptive edhe në Izrael, ku do të hidhet dritë mbi krimet që përfshinë zyrtarë nga Maqedonia”. /Telegrafi/