Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se i ka shprehur pakënaqësinë e tij komisionarit të BE-së Johannes Hahn lidhur me kushtëzimin që po i bëhet Kosovës gjatë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, me marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Ymeri ka pritur Hahnin sot, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë.
Ymeri përmes një postimi në Facebook, sqaron se Hahnit i ka thënë se kjo gjë mund mund të paraqesë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen.
Postimi i plotë i Ymerit:
“Në takim me z. Johannes Hahn shpreha mospajtimin tim me kushtëzimin që po i bëhet liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës me marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, duke e kundërshtuar këtë marrëveshje për shkak të cenimit të territorit të Kosovës, si dhe për shkak të presedanit të rrezikshëm që ajo do të paraqes në të ardhmen.
Diskutuam edhe për dialogun me Serbinë që po ndodh në Bruksel dhe për marrëveshjet e arritura atje, e të cilat po e pamundësojnë sovranizimin e Republikës së Kosovës dhe po e vendosin shtetin tonë në pozitë inferiore politike e ekonomike karshi Serbisë. Normalizim të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë mund të ketë vetëm pasi Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, ndërkohë që integrimi i serbëve të Kosovës bëhet vetëm përmes dialogut të hapur demokratik për zhvillim ekonomik e social.
Qeveria e Serbisë, dhe ndërhyrja e saj në territorin e Kosovës, e pengon integrimin, dhe synon ta dobësojë Republikën e Kosovës për ta kontrolluar atë politikisht e eksploatuar ekonomikisht.
Parimet bazë që e kanë mundësuar Bashkimin Evropian dhe paqen e qëndrueshme në të, janë barazia mes popujve dhe njohja e respektimi i ndërsjellë i sovranitetit të shteteve. Të njëjtat duhen zbatuar me përpikmëri edhe në këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar Ymeri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos