Gazetari, historiani dhe akademiku anglez, Sir Noel Robert Malcolm është nderuar nga Bashkia e Tiranës me “Çelësin e qytetit” për kontributin që e dhënë me studimet e tij për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Çelësi i qytetit” i është dorëzuar nga kryebashkiaku Veliaj i cili gjatë fjalës së rastit u shpreh: “Miqtë duhen për të rrëfyer historinë dhe ndoshta janë edhe më transparentë në mënyrën se si e shohin atë. Në një vend si Tirana, apo në trojet shqiptare në Kosovë dhe Malin e Zi, kemi ngut për të bërë gjëra për të ardhmen, por ndonjëherë duhet ta kthejmë pak kokën pas për të kuptuar se çfarë kemi bërë në të kaluarën, cila është historia jonë, sepse nuk jemi rastësisht këtu. Kërkimet e profesor Malcolm-it na kanë mësuar se ky vend, ky rajon, ka qenë gjithmonë kështu, me të njëjtat dinamika”, pohoi Veliaj.
Profesori Noel Malcolm falenderoi kryebashkiakun Veliaj për nderimin që iu bë nga Bashkia e Tiranës me dhënien e simbolikës së qytetit.
“Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë për promovimin e librit dhe gëzohem shumë që kam ardhur këtu në Bashki për një nder të madh që ishte i papritur për mua. Ndaj ju falenderoj shumë”, tha ai.
Sir Noel Robert Malcolm është gazetar politik, historian dhe akademik. Ai mori titullin “Sir” për shërbime ndaj akademisë, gazetarisë dhe historisë europiane. Dy librat më të rëndësishëm për rajonin deri më sot janë “Bosnia: A short history” dhe “Kosovo: A short history”. Libri i tij i fundit titullohet “Agjentët Perandorakë”, i cili ka në qendër dy familje shqiptare nga Ulqini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje