Zhvillimi i turizmit familjar, bujqësisë dhe blegtorisë në trevën e Rugovës ka stagnuar që nga shpallja Park Kombëtar e Bjeshkëve të Nemuna. Dhe një nga arsyet për këtë moszhvillim po konsiderohet zvarritja qe katër vjet e hartimit dhe miratimit të Planit Hapësinor për këto bjeshkë të përfshira në parkun kombëtar, që janë nën kompetencë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), shkruan sot “Koha Ditore”.
Hiç pa faj nuk janë as organet komunale të Pejës, të cilat mu për trevën e Rugovës kanë vendosur të respektojnë njëqind për qind ligjet e ndërtimit, derisa në qytet ndërtuesit ngrenë shumëkatëshet para syve të tyre pa i respektuar kushtet e lejes së ndërtimit.
Kjo “përpikëri” e komunës në zbatimin e ligjit, u ka kushtuar disa rugovasve me humbje të granteve qeveritare për zhvillimin e turizmit rural në Rugovë, madje duke injoruar edhe rekomandimin e MMPH-së që t’u lëshohet kërkuesve leja e përkohshme e ndërtimit.
Eugen Rama, nga Peja, është njëri prej tyre, i cili ka investuar mjete kryesisht të marra kredi, për ndërtimin e dy bujtinave në pronën e babës së vet në fshatin Bogë të Rugovës. Por, në fund ai ka mbetur me borxhe dhe pa asnjë cent të grantit për zhvillimin rural me vetëpunësim, që i ka ndarë Ministria e Bujqësisë.
Rama tregon për KD-në se kishte përgatitur të gjithë dokumentet për të aplikuar në konkursin e ministrisë, por kur ka ardhur dita e fundit nuk ka mund të aplikojë në mungesë të lejes së ndërtimit.
Sa rugovas kanë humbur grantin për shkak të lejes së ndërtimit, pavarësisht rekomandimeve të MMPH-së, saktësisht nuk dihet, pasi jepen të dhëna të kundërta nga komuniteti dhe nga Drejtoria e Urbanizmit.
Drejtori të Urbanizmit, Modest Gashi, thotë se “Lëshimi i vendimit për leje duhet të ketë bazë ligjore, e cila mungon pa plan të miratuar hapësinor. Kërkesat e banorëve që janë shqyrtuar nga ne, kanë marrë përgjigje në harmoni me ligjin. Derisa nuk ka plan, nuk ka as vendime për leje ndërtimi në zonën e Rugovës”, thotë Gashi.
Në MMPH fajet nuk i lënë të bien mbi ta, por i kthejnë mbrapa dhe ua hedhin vetë komunitetit, jo vetëm rugovas, por të pesë komunave që mbulon ligji për PKBN. Luan Nushi, drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor në MMPH, duke u deklaruar për KD-në ka thënë se hartimi i planit deri tash është zvarritur më së tepërmi për shkak të ndërhyrjes së komunitet të atjeshëm.
“Hartimi i këtij plani hapësinor nuk ka qenë aspak i lehtë. Ata kanë pasur kërkesa të vazhdueshme që të ndryshohet plani. Por tash plani është në përfundim dhe në proces që të dalë për miratim”, thotë Nushi. Ai ekskluzivisht për KD-në e ka bërë të ditur një pjesë të rëndësishme të planit përfundimtar hapësinorë për PKBN.
“Të gjitha vendbanimet brenda parkut kombëtar do të përfshihen në planin hapësinor si zona të zhvillimit, në të cilat do të lejohen ndërtimet”, tha Nushi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe