LAJMI I FUNDIT:

“Këngëtarja britanike do të kryej vetëvrasje”! (Video)

“Këngëtarja britanike do të kryej vetëvrasje”! (Video)

Këngëtarja Sinead O’Connor raportohet se është zhdukur dhe policia thotë se ekziston rreziku që ajo të bëjë vetëvrasje.

Këngëtarja e njohur irlandeze kishte dalë për shëtitje të dielën në mëngjes në Chicago dhe nuk është kthyer duke detyruar të afërmit që të lajmërojnë autoritetet për zhdukjen e saj. Tani Policia ka lëshuar një njoftim duke thënë se është në kërkim të saj.

Krijuesja e hitit “Nothing Compares 2 U”, sipas alarmimit, nuk është në gjendje të mirë mendore dhe ekziston rreziku që ajo të bëjë vetëvrasje, raporton “TMZ”, transmeton koha.net.


Një rrezik i tillë vjen pasi O’Connor kishte postuar një mesazh të rëndë muaj më parë në Facebook.

“Dy netët e fundit më kanë shkatërruar. Jam në mbidozë. Nuk ka mënyrë tjetër për të fituar respekt. Nuk jam në shtëpi, jam në një hotel, diku në Irlandë, me një emër tjetër”, kishte shkruar ajo. Ky mesazh besohet se kishte ardhur pas problemeve me ish-burrin Donal Lunny për kujdestarinë e djalit 11-vjeçar Shane.

O’Connor kishte provuar të vriste vetën më 2012 dhe më parë në moshën 33-vjeçare më 1999.

https://www.youtube.com/watch?v=auUPqxI1vqg