LAJMI I FUNDIT:

Popovski: Investitorët vendor derdhin paratë jashtë vendit (Video)

Popovski: Investitorët vendor derdhin paratë jashtë vendit (Video)

Maqedoninë po e udhëheqin persona të aboluar, persona totalisht të diskredituar për gjithë atë që kanë punuar gjatë mandatit të tyre, persona që askush nuk i njeh, siç është rasti me emërimin e ministrave të BDI-së. Kështu është shprehur ish ministri i Financave, Nikolla Popovski në një intervistë për REL, duke shtuar se e gjithë kjo ndikon në ekonominë e vendit.

“Politika çdoherë ndikon në ekonominë. Për momentin kur politika po përjeton një kolaps, situata e përgjithshme politike, siç është tani në Maqedoni, krizë, mosbesim, mospasje të institucioneve, atëherë është e logjikshme se ajo ndikon më së shumti në ekonominë. Së pari, tregu vendor është destabilizuar, kursimi është destabilizuar, njerëzit frikësohen të kursejnë, investitorët frikësohen të investojnë”, ka deklaruar Nikolla Popovski, ish ministër i financave.


Ai ka shtuar se në tre-katër muajt e fundit jo vetëm që nuk është investuar në Maqedoni, por edhe investitorë vendas kanë filluar të investojnë jashtë vendit.

“Ne kemi dalje, në shëndetësi në Bullgari kanë dalë 100 deri 150 milionë dollarë. Kjo donë të thotë se dikush biznesin e tij e shikon jashtë vendit. Në media do të dëgjoni se dikush dëshiron të hap fabrikë në Bullgari, Serbi, në Kosovë, çfarë paraqet kjo? Kjo është një ndër shenjat serioze, nëse tregu vendor nuk është i sigurt, ju ikni me kapitalin tuaj jashtë shtetit”, ka shtuar Popovski.

Ai ka shtuar se kjo gjendej do të ndikoj edhe tregjet financiare të kenë kujdes ndaj Maqedonisë nëse do t’i huazojnë para./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori