Gjatë ditës së diel është publikuar lajmi se humoristi i mirënjohur, Sevdai Radogoshi, është shoqëruar në polici pasi që kishte ushtruar dhunë fizikë ndaj motrës së tij.
Por, para pak minutash, aktori ka sqaruar çdo gjë përmes një postimi, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë është postimi i tij:
“Qumili në POLICI”
“Është e vërtetë se Floranta Radogoshi është motra ime e vogël. Floranta i ka dy fëmijë të rritur dhe është e divorcuar, për fat të keq. Ajo punon ne ambulanten e qytetit gjatë vikendeve si infermiere. Në këto dy vitet e fundit ajo jeton me nënën tonë 86-vjeçare, e cila gëzon pension të mirë suedez dhe të Kosovës. Arsyeja ekonomike ka qenë shkaku që nëna të jetojë bashkë me të që t’i dalë në ndihmë Florantës.
Nuk është aspak e vërtet se kjo mosmarrëveshje ka ndodhur për shkak të hises së shtëpisë siç kanë shkruar portalet. Vëllezërit e tjerë jetojnë në Suedi dhe gëzojnë një jetë të mirë ekonomike. Fatmirësisht të gjithë kemi shtëpitë tona. Unë kam punuar dhe me mundin tim gëzoj pasurinë dhe tre shtëpitë e mia, nuk më nevojitet edhe një. Prandaj ne vëllezërit kemi vendosur para dy viteve që Floranta të rrijë aty, meqë nuk kishte se ku të rrinte. Tani ajo bën presion që shtëpia të shitet dhe t’i blejmë asaj banesë. Ky ka qenë një konflikt që ajo e ka krijuar për vite me radhë duke na shoqëruar të gjithë vëllezërve me radhë në polici, arsyeja gjithmonë e njëjtë, rrahje. Trashëgimia nuk i mohohet askujt.
Motra ime nuk është në gjendje të mirë emocionale për shkak se jeta e saj nuk është ashtu siç ajo ka dëshiruar dikur. Për shkak të luhatjes emocionale dhe psikike, ajo i ka larguar edhe fëmijët nga shtëpia, ajo e ka shoqëruar edhe djalin e saj disa herë në polici me arsyen se po i ushtron dhunë psikike… Pra ajo na shoqëron në polici kohë pas kohë të gjithëve…
Unë kam kërkuar nga mediat të mos e publikojnë rastin sepse nuk i dihet, mund edhe ata të përfundojnë në polici për ndonjë akuzë… Nuk mund të lejoj të njollosem në këtë moshë nga disa portale të cilët paguhen vetëm për klikime. Kërkoj një maturi nga të gjithë ju.
Gjatë karrierës time kam punuar gjithmonë në ngritje të të drejtave dhe barazive gjinore. Kam kritikuar përmes skeçeve të mia prezencën e gruas në punë dhe familje. Unë si baba i tri vajzave nuk do ta bëja kurrë një gjë aq të ulët, më vjen zor edhe ta shkruaj…
Për hir të opinionit, dashamirësve dhe familjarëve të cilët janë shqetësuar aq shumë e ndjeva të obligueshme te sqarohem përpara jush.
Me respekt Sevdai Radogoshi”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Sinead O'Connor u la fëmijëve të saj 1.6 milionë euro në testament
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës