Në SHBA, “The rules”, shpjegon rregullat si të gjesh partnerin e duhur. E kanë shkruar Ellen Fein dhe Sherrie Schneider dhe premton të jetë rruga përfundimtare dhe mbi të gjitha e kohëve tona, për të gjetur burrin e duhur
Pra të mëson çfarë të shkruash në mesazhe, çfarë të postosh në Facebook apo të shkruash në WhatsApp.
Dy autoret janë gra, mama dhe mikesha prej 30 vitesh. Sot punojnë si “dating coach”, ose mësojnë si të sillesh në takime.
“Duam të ndihmojmë gratë të sillen në mënyrën e duhur kur kërkojnë burrin ideal, – thonë autoret. – Nuk e kishim imagjinuar që yni do bëhej një bestseller. Kemi shkruar dhe vënë në praktikë, mendimet tona. Kanë funksionuar për ne dhe për miliona gra të tjera që kanë lexuar librin tonë.”
Pas versionit të parë, të dalë në vitin 1995, botimi i ri, ai modern, i referohet rregullave që përcillen nga mamaja te vajza. Mes këtyre, janë zgjedhur pesë rregulla për t’u vënë në praktikë menjëherë, për mos të gabuar as para takimit të parë.
1. Bëhu e dëshirueshme
Nëse në një festë të pëlqen dikush, mos e shih, mos i fol e para. Dhe nëse i ke numrin, mos i shkruaj absolutisht një mesazh. Normalisht as mos e merr kurrë e para në telefon.
2. Lër hapësirë
Mos u takoni 24 orë në 24 dhe 7 ditë në 7. Mos propozo kurrë një takim e para. Mos iu përgjigj kurrë një mesazhi apo emaili, pas mesnatës.
3. Mos ji tolerante
Mos i jep një mundësi tjetër atij që anulon një takim. Dhe prano një takim për të shtunën vetëm nëse të kërkohet brenda së mërkurës.
4. Mbaj pak mister
Disa vajza janë si një libër i hapur. Të tregosh gjithçka është e gabuar: do ta kesh më të thjeshtë të jesh pak intrigante dhe nëse ruan pak mister.
5. Mos shkruani dhe mos postoni
Nuk shkruhen mesazhe dhe nuk postohet asgjë në rrjetet sociale nga ora 18.00 e së premtes e deri në orën 18.00 të së dielës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Kodi sekret i kënaqësisë femërore
Nëse shikon zjarr në ëndërr, është mirë ta marrësh seriozisht
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe