LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është në këmbë, t’ia kthejnë mandatin qytetarit

Haradinaj: Kosova është në këmbë, t’ia kthejnë mandatin qytetarit

Me fjalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është përmbyllur protesta e sotme.

Duke e parë masën e madhe të protestuesve Haradinaj tha se Kosova është në këmbë.

“Ne jemi po ky popull që e ngriti Kosovën në vitin 1999. Për me ta fituar të drejtën tonë jemi flijuiar me dekada ndërsa me pavarësinë e Kosovës është vendos paqja në Ballkan. Por sot jemi duke e humbur shpresën në vendin tonë”, tha Haradinaj.


Kryetari i AAK-së tha se Kosova është në rrezik nga dy gjëra, ndërhyrjet nga shteti fqinj dhe nga Qeveria.

“Nga Qeveria është rrezik sepse me korrupsion e ka mbyt shoqërinë. Po ashtu kjo Qeveri rrezikon kushtetutshmërinë ndërsa me Asociacion dhe Demarkacion humbim shumë”, tha Haradinaj.

Haradinaj kërkoi nga Qeveria që t’ia kthejë mandatin qytetarit ndërsa tha se vetëm të bashkuar mund të fitojnë.

“Ne fitojmë vetëm kur jemi të bashkuar kështu si sot. T’ju themi boll më dhe të ndalen, që t’i kthejnë mandatin qytetarit. Urime Kosovë!”, tha ai.

Me fjalimin e tij, ka përfunduar edhe protesta e dy partive opozitare, AAK dhe Nisma, kundër qeverisë. /Telegrafi/