LAJMI I FUNDIT:

Skandali i kryetarit të Dibrës, flet për sfidat e grave në punë edhe në Kosovë (Video)

Skandali i kryetarit të Dibrës, flet për sfidat e grave në punë edhe në Kosovë (Video)

Qeveria e Shqipërisë e ka shkarkuar nga detyra Shukri Xhelilin, kryetar i Bashkisë së Dibrës, pas skandalit të publikuar në media, ku ai në këmbim të favoreve seksuale, ka nënshkruar kontratë punësimi për një 20-vjeçare.

Takimet e Xhelilit me 20 vjeçaren, janë xhiruar nga kjo e fundit, fillimisht në zyrat e Bashkisë, e më pas edhe në një hotel të Tiranës.

Skandali ka zgjuar reagime të ashpra në Shqipëri, ndërsa përmasat e prezencës së këtij fenomeni vlerësohen si shqetësuese edhe në shoqërinë kosovare.


Luljeta Demolli thotë se ajo që rastin në Shqipëri e bën më të ndjeshëm është fakti se prek punësimin, që vazhdon të mbetet sfidë për gratë edhe në Kosovë.

Pushteti i politikanëve, sipas saj, u krijon vetëbesimin se mund të bëjnë akte të tilla të pamoralshme edhe jashtë politikës.

Demolli thekson se përveç që mungojnë të dhënat për rastet e tilla, ende nuk ka mekanizma që do të mbronin gruan dhe adresonin çështjet e maltretimit seksual, shantazheve apo edhe dhunës.

https://vimeo.com/166543225